Eko Higjiena

Cili shtet e “pëlqen” më së shumti Hashim Thaçin në Facebook?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Rrjeti social Facebook është një prej rrjeteve sociale më të mëdha të kohës. Në të brenda një muaji ndërveprojnë mbi 1 milion e 300 mijë përdorues, ndërsa në total ka rreth 680 milionë përdorues.

Ata vijnë nga çdo cep i botës, ndërsa ndërveprimi mes vete është lehtësuar tej mase. Për shembull, dikush nga Kosova mund të hap një faqe në Facebook, dhe faqen e tij/saj mund ta pëlqejë dikush nga India apo edhe nga Filipinet.

Kjo gjë i ka ndodhur pikërisht kryeministrit në detyrë të Kosovës, Hashim Thaçit, faqja e të cilit ka arritur numër goxha të madh të ndjekësve, më saktësisht 253,494 sosh.

Por, në një analizë të thjeshtë të bërë nga Koha.net se prej nga i vijnë “liket” Thaçit, del se 51.5 për qind e tyre janë nga Serbia (info: shumë përdorues nga Kosova kanë të hapura profilet e tyre me vendbanime në Serbi, pasi që Kosova nuk ka qenë më parë e listuar), e ndjekur nga Kosova me 18.6 për qind dhe Shqipëria me 11.1 për qind.

Hidromorava

Pas tyre vjen Gjermania me 3.1 për qind të pëlqimeve në faqe, e ndjekur nga Maqedonia me 2.5 e Zvicra me 2.3 për qind.

Ajo që bie në sy është se faqen e Thaçit e kanë pëlqyer një numër i madh i qytetarëve edhe nga Sllovenia, Monako, Republika Çeke e të tjera, mirëpo shumë pak nga shteti i “vëllait” të tij, Recep Tyyip

Erdogan, Turqia (vetëm 627 pëlqime), raporton Koha.net. Në këtë listë ka edhe pëlqime nga vende të largëta nga Kosova, si India, Brazili, Australia, Afganistani, Pakistani e Filipinet.