ARKATANA

Cili Ronaldinho? Arbër Zeneli sapo ka shënuar një gol që edhe braziliani do t’ia kishte lakmi

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Anësori kosovar i klubit Heerenveen, Arbër Zeneli sapo ka shënuar një gol të paharrueshëm dhe pothuajse të pamundur duke i dhënë epërsinë skuadrës së vet ndaj Emmen në një ndeshje të ligës elitare holandeze Eredivisie.

Pas gjysmë ore lojë, anësori i majtë i ekipit kombëtar të Kosovës bëri gol të jashtëzakonshëm nga vija anësore e djathtë, tamam në stilin e Ronaldinhos, i cili kishte realizuar një gol të ngjashëm ndaj Anglisë në Kampionatin Botëror 2002, raporton Gazeta Express.

Zeneli shënoi nga goditja e dënimit nga një pozitë prej të cilës të tjerët mund të provojnë vetëm të harkojnë në zonën kundërshtare.

FIDANISHTJA

Forma e mirë e Zeneli vjen në prag të dy ndeshjeve jetike të Kosovës në Ligën e Kombeve këtë muaj, ndaj Maltës dhe Azerbejxhanit, në përpjekje për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020, përmes një rruge më të lehtë.

Në videon mëposhtë mund ta shikoni këtë gol, që më gjasë do të jetë i vitit në Holandë dhe mbase në Evropë. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.