FIDANISHTJA

Cili lloj i mjaltit është më i shëndetshmi?

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Pyetja më e shpeshtë e përdoruesve të mjaltit është: “Cili lloj është më i miri”. Përgjigjja nuk ekziston. Se cili lloj i mjaltit natyral është i shëndetshëm dhe përmban karakteristika të veçanta për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Në vijim ju paraqesim gjashtë lloje të mjaltit, se për çfarë është më së miri ta përdorni.

Mjalti i bagremit

Ky lloj i mjaltit është i mirë për të gjithë ata persona që vuajnë nga pengesat në tretje, ndikon si qetësues, si dhe e ekuilibron gjithë organizmin. Shkaku i nivelit të lartë të fruktozës që përmban, mund ta konsumojnë edhe personat, të cilët vuajnë nga diabeti. U sugjerohet edhe fëmijëve deri në tre vjet, pasi që është mjaft i lehtë.

Mjalti i blirit

Ky lloj i mjaltit ndikon si antiseptik dhe qetëson. Përdoret në shërimin e gripit, ftohjeve të ndryshme, bronkitit dhe sëmundjeve respiratore, që shkaktohen nga bakteret e ndryshme. Po ashtu, ky mjaltë nxit djersitjen gjatë konsumimit dhe ju sugjerohet që ta merrni para se të shkoni në gjumë, sepse qetëson.

Mjalti i maleve

Përmban 13 (ndoshta edhe më shumë) herë substanca minerale në krahasim me mjaltin e luleve. Sidomos është i pasur me hekur, që ka rol të rëndësishëm në forcimin e gjakut, proceset oksiduese dhe në procesin e rritjes, që sidomos është i rëndësishëm për fëmijët. U sugjerohet personave që vuajnë nga anemia, sëmundjet gjinekologjike dhe ato respiratore.

Uji Dea

Mjalti i gështenjave

Mjalti i gështenjave ka një aromë më karakteristike dhe intensive, paksa të hidhur dhe aromatike. Ndihmon te pengesat e organeve të tretjes (lukth, mëlçi, zorrën dymbëdhjetëgishtore). Sugjerohet gjatë shërimit të të thatit në lukth, verdhëzën dhe bakteret në kanalin apo traktin urinar. Forcon edhe muskulin e zemrës. Disa studime e kanë konsideruar si mjaltin më të shëndetshëm në botë.

Mjalti i livadheve ose i luleve

Përmban shumë vajra eterike dhe fëmijët e konsumojnë me dëshirë. Sidomos u sugjerohet të sëmurëve nga zemra, te problemet respiratore, të sëmundjet gjinekologjike. Mjaltin e luleve bletët e grumbullojnë herët në pranverë, nga shumë bimë. Mjalti i luleve ka shije të jashtëzakonshme, plot me vitamina, minerale. E forcon sistemin imun dhe lukthin.

Mjalti nga sherbela

Mjalti i sherbelës merret nga lulja e bimës. Sherbela rritet në hapësirat ku dominon klima mesdhetare. Ky mjaltë është një ndër më kualitativët dhe është shumë i mirë në sanimin e të gjitha sëmundjeve që shfaqen në gojë dhe në organet e frymëmarrjes. U sugjerohet njerëzve që kanë telashe me kollë, bronkit, ftohje.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.