Cili është trajneri shqiptarë që po kërkohet në Zvicër e në Superligën e Kosovës?

Shumë futbollist e trajner shqiptarë, karrierën e tyre janë duke e zhvilluar në shtete te ndryshme të Evropës. Njëri ndër ta është edhe 35 vjeqari, Adil Maliqi, i cili po ec drejt majeve të sukseseve në zejen e trajnerit.
Trajneri nga Busavata e Kamenicës, i cili jeton dhe vepron në shtetin helvetik të Zvicrës, tani e 10 vite ushtron me mjaft sukses zejen e trajnerit, ai për një kohë të gjatë ishte trajner tek skuadra SV Wurenlos e më pastaj tek skuadra më e madhe në diasporë FC Kosova si drejtor teknik.
Në këtë afat kalimtar për Maliqin kanë arrit shumë ftesa që të jetë pjesë e skuadrave si në Zvicër poashtu edhe nga Superliga e Kosovës.
“Gjerë më tani isha drejtor teknik në klubin FC Kosova, por tani kemi arritur marrëveshje ta ndërpremë bashkëpunimin duke ju dëshiruar suksese edhe më të mëdha kësaj skuadre e cila është fole e popullit tonë. Tani në adresën time kanë arritur tri ftesa nga klubet Zvicrane që të drejtoj timonin e skuadrave të tyre, por jam ende në bisedime me këto klube”, ka njoftuar trajneri Maliqi.
Trajneri me perspektiv Adil Maliqi ka njoftuar se ka edhe disa ftesa nga Superliga e Kosovës që t`i bashkëngjitet futbollit të Kosovës.
“Është shumë e vërtet që kam ftesa nga klubet e Superligës së Kosovës, jam në kontakt me këto skuadra, kemi biseduar për shumë gjëra por të shohim, dëshira ime shumë e madhe është që të jem pjesë e futbollit të Kosovës dhe tërë potencialin që kam ta transmetoj tek futbollistët e Kosovës, por kjo mbetet të shihet se gjerë ku do të arrijmë me marrëveshje”, bënë të ditur Maliqi.
Trajneri me perspektivë Adil Maliqi ka theksuar se çdo klub që është i interesuar për shërbimet e tija, munden lirisht ta kontaktojnë.
“Do të jem shumë transparent pasiqë dua dijen time ta transferoj tek futbollistët e Kosovës”./rajonipress/