Uji Dea

Cili është tipari më i bukur tek gratë shqiptare? Dua Lipa: Vetëbesimi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka dhënë një intervistë për revistën “ELLE”.

Mes të tjerash Dua ka folur edhe për standardet e bukurisë në Kosovë, ku shtoi se nga vendlindja e saj tipari më i bukur që ka marrë është vetëbesimi.

Cili është një nga rregullat tuaja për bukurinë?E përfundova turneun tim botëror në fund të vitit të kaluar, kështu që gjatë kësaj kohe më të qetë kam dashur të kem një fytyrë të freskët, pa makeup, sa herë që është e mundur. Është gjithmonë mirë t’i jepni lëkurës tuaj pushim.

Jeni rritur në Kosovë – a ka ndonjë tendencë bukurie specifike aty që e keni mbajtur me vete deri më sot?Nuk do të thosha domosdoshmërish se ekziston një trend bukurie, por gjëja që më duket më fuqizuese tek gratë kosovare është vetëbesimi i tyre.Ke hapur një klub librash.

RCCOLA

Si u ushqye dashuria juaj për leximin?Gjithmonë e kam parë leximin si një mënyrë për të kuptuar më tej lidhjen dhe marrëdhëniet njerëzore, dhe arratisja që ofron leximi shërben vërtet si forma e vet e mirëqenies.

Kur orari im është i ngarkuar, e di se nëse arrij të marr një libër, mund të gjej një ndjenjë qetësie për një kohë.

Libre do të thotë i lirë – çfarë do të thotë liria për ju?Liria për mua është forca për të përballuar sfida të reja dhe të qenit i hapur ndaj përvojave të reja duke qëndruar besnik ndaj asaj që jeni në thelbin tuaj.