Mobi Casa

Cili është sporti që ju bën të humbni më shumë peshë?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për tu dobësuar vërtet, duhet të vrapojmë.Është ky sporti i cili të ndihmon të djegësh shumë kalori në mënyrë të shpejtë. Një konfirmim i tillë vjen nga Stefano Baldini, kampion olimpik i Maratonës së Athinës.

Në librin e tij të fundit “Ata që vrapojnë”, Baldini shpjegon fenomenin “afterburn”. Kjo do të thotë se kjo përpjekje fizike prodhon vetë-rregullim që na çon drejt asaj që, ne preferojmë karbohidratet kur ne jemi gati për ti konsumuar, proteina kur duhet të rikuperohemi, frutat dhe perimet në ushqimin e përditshëm.

Baldini shpjegon me tej:

Uji Dea

“Kur një person vrapon, djeg yndyrat. Yndyrat që digjen janë në veçanti ato të muskujve sepse gara e vë trupin në një aktivitet aerobik, ose e bën zemrën të punojë midis 120 dhe 140 rrahjeve në minutë. Mbi pragun anaerobik, në fakt konsumohen sheqernat sepse organizmi rekruton energjinë e cila shpenzohet shumë shpejt. Një person i cili vrapon djeg 0.1 gram yndyrë.

Por, mjaftojnë vetëm 4 javë aktivitet dhe rezultati qe ju merrni është shumë interesant: trupi djeg 5 gram, një masë gjithmonë i vogël, por që tashmë është 50 herë më e lartë sesa fillestare. Kur bëhen 12 javë trupi djeg 25 gram yndyre.

E thënë thjesht sa më shumë vrapojmë në mënyrë konstantë aq më shumë yndyra dhe kalori djegim. Edhe pse koha që i dedikojmë vrapit është më e vogël se ajo që kalojmë në palestër midis aparaturave dhe peshave. Nuk keni çfarë të bëni tjetër: për tu dobësuar me të vërtetë që duhet të filloni të vraponi.