Mobi Casa

Cili është “Peng”-u i Irma Libohovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ajo është një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, me një karrierë të gjatë, gati 50 vite në skenë, me një repertor shumë të pasur dhe mjaft e pëlqyer nga publiku.

Ndërsa ai është ende shumë i ri, por mjaft i talentuar. Në profesion është pianist, por e kemi parë gjithashtu edhe si aktor e këngëtar. Irma Libohova dhe Rei Bezhani kanë realizuar së bashku një duet të titullar “Peng”.

Ata ishin të ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan nga ku folën për projektin e tyre të ri dhe zbuluan se si lindi ky bashkëpunim.

“Gjithçka ka nisur si pasojë e një njohje familjare që ne kemi. Nga ajo njohje mora guximin që t’i propozoj Irmës për një këngë. Absolutisht që më ka befasuar momenti kur më pranoi direkt.

Uji Dea

Kemi rreth 5 muaj që punojmë për këtë projekt. Ka pasur momente të shumta kur kemi kthyer gjëra mbrapsht, kemi punuar sërish për gjëra të reja, por në fund kemi dalë të dy në një konkluzion”, tha Bezhani.

“Mund të jetë një nga bashkëpunimet ku i gjithë stafi nuk çedon për sa i përket profesionalizmit.

Që nga autorja e këngës, orkestruesi, videoklipi, këngëtarët janë përpjekur të bëjnë më të mirën e mundshme dhe produkti është shumë profesional. Më pëlqejnë shumë detajet”, tha Libohova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.