KKVITI

Cili është mendimi i qytetarëve të Kamenicës për Qeverisjen komunale?

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Drejtori ekzekutiv, projekt menaxheri Sherafedin Vranja ka njoftuar të pranishmit me raportin e Hulumtimit rreth Kënaqëshmërisë së Qytetarëve kundrejt Qeverisjes Komunale në Kamenicë. Qëllimi i organizimit të tryezës është publikimi i raportit mbi të gjeturat e anketimit nga ana e OJQ- DardanaPress me qytetarët e komunës së Kamenicës. “Hartimin e këtij hulumtimi ka për qëllim të kontribuoj rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe iniciativës për komuna llogaridhënëse, që marrin parasysh mendimin e qytetarëve”, ka thënë Vranja.

DardanaPress paraqet raportin e Hulumtimit rreth Kënaqëshmërisë së Qytetarëve kundrejt Qeverisjes Komunale Kamenicë.

Organizata Jo-qeveritare DardanaPress, në kuadër të projektit “Aktivizimi qytetar përmes ndërgjegjësimit për proceset vendimmarrëse në Komunën e Kamenicës”, i cili realizohet në kuadër të projektit “GRAS – GrassRoots Action Support” i implementuar nga IKS, Lens dhe FES dhe financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka organizuar një tryezë përmbyllëse lidhur me Raportin e Hulumtimit rreth Kënaqëshmërisë së Qytetarëve kundrejt Qeverisjes Komunale Kamenicë

Drejtori ekzekutiv, projekt menaxheri Sherafedin Vranja ka njoftuar te pranishmit me raportin e Hulumtimit rreth Kënaqëshmërisë së Qytetarëve kundrejt Qeverisjes Komunale Kamenicë. Qëllimi i organizimit të tryezës është publikimi i raportit mbi të gjeturat e anketimit nga ana e OJQ- DardanaPress me qytetarët e komunës së Kamenicës.
“Hartimin e këtij hulumtimi ka për qëllim të kontribuoj rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe iniciativës për komuna llogaridhënëse, që marrin parasysh mendimin e qytetarëve”,ka thënë Vranja.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, ndonëse zhvillimet e fundit në Komunën e Kamenicës e shfaqin një problem komunikimi qytetar-udhëheqje, unë besoj fuqishëm që synimet e udhëheqjes sonë përkojnë me nevojat, synimet dhe aspiratat e qytetarëve, ne nuk jemi duke punuar për një mandat apo dy mandate, ne për qëllim e kemi të ndryshojmë qasjen e administratës ndaj punës, qytetarit dhe parasë publike. Sa i përket raportit mund te them se është real, ky raport do të na shërbejë institucioneve komunale si pasqyrë për të parë se sa janë të kënaqur qytetarët me punën tonë, dhe shpresoj në bashkëpunim të vazhdueshëm në të ardhmen.

OJQ-DardanaPress ka kryer anketimin me rreth 100 qytetarë të zonave urbane dhe rurale në tërë territorin e Komunës duke i përfshi të gjitha grup moshat, prej tyre ( 55 meshkuj 45 femra),70 respodent në lagjet e qytetit dhe 30 në vendet rurale.

Sipas anketimit tri problemet më të rëndësishme që janë listuar nga të anketuarit janë: Varfëria/ standard i ulët i të jetuarit, Etika e zyrtarëve komunal si dhe të përzgjedhurit politik, përformanca e partive politike.

Eco Higjiena

Sa i përket informimit lidhur me punët dhe aktivitetet që bënë Komuna del se 46 % e qytetarëve janë deri diku të informuar,31 % jo aq të informuar ndërsa 20 % të informuar të cilët me se shumti marrin informacione nga rrjetet sociale 56 %, ata që nuk marrin informacion fare janë 22%, nga ueb faqja e komunës gjithsej 7 % .

Në pyetjen se sa janë funksionale Këshillat e Fshatit rezulton se 50% nuk dinë 23% thonë jo ndërsa 27 % thonë se po. Për punën e Kuvendit Komunal te anketuarit kanë thënë se 54% nuk janë të kënaqur, mesatarisht 42%, ndërsa të kënaqur vetëm 4%.

Pakënaqësi më të mëdha qytetarët kanë shprehur te rekrutimi i stafit lokal komunal dhe menaxhimi i fondeve komunale me 88% të pa kënaqur, mesatarisht me 9%, të kënaqur me 3%.

Pjesëmarrja e qytetareve në takime të kuvendit komunal, komitetit për politikë dhe financa, debate publike, dëgjime buxhetore del se është shumë e ulët 91% e qytetarëve nuk merr pjesë në mbledhjet e kuvendit, 96% nuk merr pjesë në mbledhjet e KPS-së,93% nuk marrin pjesë në debate publike, 92% nuk merr pjesë në konsultime publike, rreth rregulloreve komunale apo për ndonjë çështje tjetër me interes për qytetarë, 88% nuk marrin pjesë në dëgjimet buxhetore, 72% e qytetarë nuk kanë ndonjë politikan apo zyrtarë publik për të ngritur çështje.

Deri në çfarë mase qytetarët besojnë se përfaqësuesit e komunës i marrin në konsideratë mendimet e qytetarëve rezulton se 73% nuk i marrin ne konsideratë mendimet e qytetarëve 24% disa mendime, 1% po i marrin, 1% shumë dhe 1% nuk e dinë.

Më së miri qëndron komuna në efikasitetin e lëshimit të dokumenteve si: Certifikatat e lindjes, martesës, vdekjes 95% mendim pozitiv, Lejet e ndërtimit/ndërtesave 75%, Licenca e bizneseve 76%.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Kryetari i Komunës, Drejtorit Komunale, Qytetarë, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, Zyrtarja për barazi gjinore, Grupi joformal i grave, Organizatat e Shoqërisë Civile, Media Lokale./rajonipress/