Fundamenti

Cili është ekipi kombëtar më seksi i Kampionatit Evropian

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

New York, 4 qershor – Madje edhe përpara se të fillojë Kampionati Evropian i Futbollit u përzgjodh ekipi kombëtar më seksi. Pra, kush e fitoi titullin?

Agjencia gjermane e internetit për gjetjen e ‘shpirtrave binjakë’, Elite Partner, ka publikuar një sondazh në të cilën femrat përzgjodhën kombëtaren më të ‘nxehtë’ të kampionatit të ardhshëm.

Bindshëm fitoi ekipi kombëtar spanjoll që fitoi 46 për qind të votave të femrave. E si të mos triumfonin kur në radhët e tyre është i mrekullueshmi Gerard Pique, i dashuri tërheqës i këngëtares Shakira!

Mobi Casa

Në vendin e dytë çuditërisht u gjet Gjermania, e cila mori 38 për qind të votave, ndërsa në pozicionin e tretë ndodhet Italia.

‘Humbje’ të rëndë kanë përjetuar vendet mikpritëse. Në fakt, Ukraina dhe Polonia nuk kanë marrë asnjë votë nga 1.100 femrat që morën pjesë në këtë sondazh.

Kampionati i ardhshëm Evropian do të startojë më tetë qershor, kurse favorit kryesor për të triumfuar edhe këtu shihet Spanja, duke mos lënë anash edhe kombëtaret si Holanda, Gjermania, Anglia dhe Franca.