Uji Dea

Cilët janë njerëzit që nuk mund dhe nuk duhet të agjërojnë?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Personat që janë me mjekim medikamentoz dhe që kanë dëshirë të agjërojnë, mund ta bëjnë nëse agjërimi nuk u rëndon shëndetin.

Përgjigjja nga mjeku kardiolog Bernard Shehu

Njerëzit që nuk mund të agjërojnë:

Gratë lehona
Gratë në shtatzëni
Gratë në ditët e tyre të periodave
Të gjithë personat me sëmundje kronike të pashërueshme, sidomos kur agjërimi e përkeqëson situatën, si dhe çdo person që ka bindjen se agjërimi ia rëndon shëndetin, nuk agjëron.

Është justifikim fetar. Në momentin që do të bëhet mirë, flasim një dhimbje koke, një temperaturë, pra, një gjendje kalimtare, e kompenson më vonë. Nëse ka një tumor që nuk shërohet kurrë, ai e kompeson duke iu dhënë iftar personave të tjerë që janë në agjërim ose ndonjë të varfri.

Po personat që janë me mjekim medikamentoz?

Personat që janë me mjekim medikamentoz dhe që kanë dëshirë të agjërojnë, mund ta bëjnë nëse agjërimi nuk u rëndon shëndetin.

Nëse terapia është e tillë që duhet të marrësh medikamentet më shumë se dy herë në ditë, personi duhet të mos agjërojë, por nëse rregullohet që të merren medikamentet 1 herë ose dy herë në ditë, rregullon dozat, fillohet agjërimi. Nëse e përballon mirë, mund të vazhdojë deri në fund të muajit, nëse nuk e përballon mirë, mund ta ndërpresë dhe mund ta kompesojë në një ditë tjetër që e zgjedh vetë. Pra, janë 365 ditë kohë për ta kompensuar. Ligji fetar e justifikon shëndetin.

UBT

Duhet sqaruar se sëmundja kronike ka shkallët e veta. Shkallla e lehtë deri në shkallën e lehtë të moderuar mund të agjërohet pa asnjë problem. Sigurisht që kjo gjendje monitorohet nga vetë pacienti, pasi, siç thuhet, njeriu është njohësi më i mirë i vetvetes, pa e çuar veten në limit.

Edhe kur terapia është e rregulluar që të merret 2 herë në ditë, nuk sugjeroj që të agjërohet 30 ditët e muajit duke marrë parasysh faktin se janë ditët më të gjata të vitit dhe më të nxehtat.

Por pjesën më të madhe të ditëve mund t’i agjërojnë pa problem.

Kush nuk duhet të agjërojë?

Personat që janë me:

insuficencë renale,
insuficencë kardiake,
me cirrozë hepatite,
me diabet të disekuilibruar,
me sëmundje terminale, si sëmundjet tumorale,
me anemi të thellë

Feja e ka zgjidhur këtë punë dhe njerëzit nuk kanë pse të bëjnë aventura./gazeta shendeti/