RCCOLA

Cilës këngëtare ia ka vënë emrin Ibrahim Rugova?

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në emisionin Odeon këngëtarja Vesa Luma e cila tash së fundmi është duke e përjetuar një lidhje të zjarrtë dashurie me reperin Big Basta, ka zbuluar se kumbar i emrit të saj ka qenë presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Vesa ka shpalosur shkurtimisht edhe relacionet që i ati i saj i ka pasur me ish presidentin Rugova ndërsa para lindjes së saj ajo është shprehur se prindërit e saj kanë pritur që t’ju lind djalë, mirëpo lindja e një vajze dhe pagëzimi i saj nga ana e presidentit Ibrahim Rugova ka qenë një dhuratë e veçantë për ta.

RCCOLA

Emri Vesa shpjegon edhe preferencën e ish presidentit Rugova për emrat shqiptar. Ndërkohë, kohë më parë kishte lindur mbesa e Rugovës, vajza e çiftit Ukë Rugova dhe Blerta Kllokoqi – Rugova, të cilët e pagëzuan me emrin Ana Sofia, një emër ky jo tipik shqiptar.