ARKATANA

Cilat pemë guxoni t’i hani kur jeni me dietë?

/ 3 minuta lexim
HW

Të gjitha pemët janë të shëndetshme, ky është fakt. Por, disa njerëz, kur duan të humbasin në peshë, brengosen shkaku i sasisë së sheqerit që pemët përmbajnë. Në vijim ju paraqesim pemët që duhet t’i hani kur jeni me dietë.

SHALQIRI

Përfundimisht, shalqiri është një nga pemët më të rëndësishme kur bëhet fjalë për humbjen në peshë. Është i shijshëm dhe freskues, e përbëhet nga 90 për qind ujë. Në 100 gr të shalqirit hasim vetëm 30 kalori. Po ashtu, shalqiri është i pasur me argininë, aminoacid që ndihmon në shkrirjen e dhjamit.

MOLLËT

Edhe pse mollët nuk janë aq popullore sa disa pemë ekzotike, ajo në fakt ofron dobitë më të shumta që një pemë mundet t’jua ofrojë. Një mollë e madhësisë mesatare përmban 50 kalori. Po ashtu, mollët zbardhin dhëmbët, ulin rrezikun nga disa lloje të kancerit, mollët janë të dobishme për shëndetin e zemrës.

DARDHËT

Dardhët janë të pasura me shumë fibra dhe për këtë arsye janë të dobishme për sistemin tretës. Po ashtu, zvogëlojnë sasinë e kolesterolit dhe ulin rrezikun për diabet dhe sëmundje të ndryshme të zemrës. Përmbajtja e lartë me fibra bën që më gjatë të ndiheni të ngopur, që është e rëndësishme nëse jeni me dietë.

HW

DOMATET

Edhe pse shumica mendojnë se domatja është perime, ajo në fakt është pemë. Rreth mendimit nëse domatja është pemë apo perime ka shumë ndarje, por një është e sigurt – domatja ka veti të shumta shëruese, sidomos nëse jeni me dietë. Janë të shijshme dhe shtesë e hatashme për sallatë, ulin mbajtjen e ujit në trup dhe përmbajnë shumë antioksidues.

BANANET

Një banane përmban vetëm 105 kalori dhe janë burim i shkëlqyeshëm për energji për gjithë ditën. Bananet po ashtu janë të shkëlqyeshme për rregullimin e shtypjes së gjakut dhe zbutin ngërçet në muskuj. Përmbajnë shumë kalium dhe shumë nutriente të tjera.

PORTOKAJTË

Kush nuk pëlqen portokajtë e lëngshëm dhe të shijshëm? Nëse jeni me dietë, këtë pemë gjithsesi se duhet ta përfshini në menynë tuaj, sepse përmban vetëm 47 kalori në 100 gramë. Ëmbëlsia natyrale e portokajve ju ndihmon ta shuani dëshirën për ëmbëlsirat.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.