ARKATANA

Cilat mund të jenë arsyet e ‘karrigeve e boksave’ në degët e LDK-së sipas ish-kryetarit Sejdiu

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka folur për rrahjet e vazhdueshme që po ndodhin në Degët e kësaj partie, ku sot në Degën e III-të të Prishtinës që njihet edhe si Dega e Presidentit Rugova u përsëritën skenat me karrige si në vitin 2006.

Sejdiu në një deklaratë për Reporteri.net ka thënë se incidentet e tilla janë të papranueshme, por shton se ato ndodhin edhe si pasojë e mos organizimit të mirë të procesit zgjedhor.

“Një logjikë e tillë është e papranueshme. Është tepër e nevojshme të respektohet tradita e mirë e LDK-së në proceset zgjedhore. Ka nevojë për organizim më të mirë absolutisht. Mund të ketë grupe të caktuara të interesit në një formë apo tjetrën të ndërtojnë tensione dhe kjo është e papranueshme”, ka deklaruar Sejdiu.

Ai thotë se në mjedise të caktuara ka edhe improvizime të proceseve zgjedhore, çka shton se kjo fare nuk i bën mirë LDK-së.

“Në mjedise të caktuara ka edhe improvizime vet të procesve zgjedhore dhe proceset e tilla nuk kanë qenë asnjëherë të LDK-së. Kjo është e dëmshme për zhvillimin e saj, për demokracinë e LDK-së, dhe projektin politik që ajo ka”, thotë Sejdiu.

FIDANISHTJA

Ai thotë nuk ka informacioni për përplasjet që po ndodhin, por nuk e mohon që persona të caktuar që nuk janë pjesë e LDK-së të tentojnë të përfshihen në këtë proces.

“Nuk kam informacione se si kanë ndodhë përplasjet, por një gjëe di, edhe sipas raportimeve se në tubimet e LDK-së vërehet që ka pjesëmarrje edhe të atyre që nuk janë anëtarësi ose simpatizantë të saj dhe kjo nuk është në rregull”, thotë Sejdiu.

Kujtojmë se sot u publikua një video ku tregon se si kërsitën grushtet në LDK-në e Koshares të Ferizajt.

Ndërsa, po sot përveç grushteve, kërsiti edhe karrigeja në tubimin zgjedhor të kësaj partie në Degën e III-të të LDK-së në Prishtinë që njihet edhe si Dega e Presidentit Rugova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.