Eko Higjiena

Cilat lloje të mjaltit ekzistojnë dhe për çfarë është i dobishëm

/ 1 minutë lexim

• Mjalti i shelgut është i mirë kundër pagjumësisë, marramendjeve, qetëson sistemin nervor. Në rastet më të mira dhe më të shpeshta përdoret në çajin e kamomilit, mentës dhe kantarionit.

• Mjalti i blirit është i mirë kundër djersitjeve, problemeve me teshtitje, lehtëson kollën dhe hedh mukozën nga fyt dhe hunda. Sugjerohet në ushqimin e nënave që e ushqejnë foshnjën me gji, te fëmijët, personat e moshuar dhe te ata persona që kanë telashe me shtypjen e gjakut dhe problemet me zemër.

• Mjalti i gështenjave mbron organet e tretjes, lukthin dhe fshikëzën. Më mirë ndikon kur përzihet me çaj kamomili, kaçja dhe trumza.

Eco Higjiena

• Mjalti i sherbelës ndikon hatashëm te kolla e thatë dhe ftohjet, lehtëson hedhjen e mukozës nga bronket. Efekt më të madh ka kur kombinohet me çajin e kaçes dhe të kamomilit.

• Mjalti i livandës është i mirë për nënat gjidhënëse, fëmijët, por edhe për personat e moshuar që vuajnë nga sëmundjet akute apo kronike.

(Kosova Sot)