Cilat janë vlerat natyrore, ekonomike, historike e kulturore të Anamoravës

Gjilan – Anamorava është një hapësirë relativisht e gjerë me vlera natyrore, ekonomike, historike e kulturore, që shtrihet në pjesën juglindore të Republikës së Kosovës dhe përfshinë rajonet e Moravës dhe Novobërdës, Karadakut dhe një pjesë të Gallapit, Zhegovcit dhe Novobërdës.
Pjesa më e madhe e Anamoravës shtrihet në Moravën e Epërme dhe në Moravën e Poshtme, kurse për përkufizimin natyror të këtyre dy pjesëve, si në literaturë, ashtu edhe në popull ka mendime të ndryshme.
Këtë hapësirë gjeografike dhe natyrore e bënë të rëndësishme relievi dhe hidrografia me predispozitën natyrore të lumit Morava e Binqës, e cila në kohën dardane quhej Margus.
Siç shihet edhe nga literatura e kohës, ky lumë përherë ishte i pasur me peshq, kurse rrjedhat e tij anësore të lumit Morava bën që kjo anë të jetë e komunikueshme mes popullatash e civilizimesh, që nga koha antike, mesjeta e më vonë thuhet në librin e historianit Aliriza Selmani :” Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”./rajonipress/