Uji Dea

Cilat janë ushqimet më të mira për diabetikët, çfarë duhet të hani e çfarë të shmangni?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Është me të vërtetë e rëndësishme për diabetikët që të ndjekin një ushqim të ekuilibruar, në mënyrë që të mos zhvillohen komplikime si rezultat i gjendjes së tyre.

Ata po ashtu duhet të merren me aktivitete fizike për t’u kujdesur për shëndetin në përgjithësi. Personat e prekur nga diabeti duhet pasur kujdes me ushqimin, pasi që duhet mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Të ushqeheni shëndetshëm do të thotë të hani ushqime me vlera të larta ushqyese, me porcione të moderuara. Megjithëse dieta mund të varet nga pesha, mosha dhe faktorët e tjerë.

PSE DIABETIKËT DUHET TË KENË NË KONSIDERATË USHQIMIN?

Njerëzit me diabet ose paradiabet duhet të adoptojnë një dietë të veçantë për të kontrolluar nivelin e lartë të sheqerit në gjak. Plani i dietës është i bazuar në kombinimin e ushqimeve të shëndetshme që kanë ndikim në aspekte të ndryshme të shëndetit. Qëllimi i një diete si kjo është: Kontrollimi i nivelit të lartë të sheqerit në gjak, Mbajtja e një peshe stabile në trup, Parandalimi i komplikimeve kardiovaskulare, Reduktimi i kolesterolit dhe triglicerideve, Kujdesi ndaj funksionimit të veshkave, Stimulimi dhe aktiviteti i sistemit nervor.

CILAT USHQIME DUHET PËRFSHIRË NË DIETËN E DIABETIKËVE

Dieta për diabetikët bazohet në tri ushqime kryesore gjatë ditës, në kohë të rregullta. Kjo lejon që trupi të prodhojë insulinën, qoftë natyrale apo artificiale. Mjekët shpesh rekomandojnë të vizitoni një nutricistë specialistë, pasi që secili rast është më ndryshe se tjetri, megjithatë janë disa rekomandime bazë.

KARBOHIDRATET E SHËNDETSHME:

Pemë dhe perime, Drithëra, Bishtaja (fasule, lente ose bizele), Produkte të qumështit me pak yndyrë.

FIBRA DIETALE

Uji Dea

Miell nga kokrra e grurit, Arra, Perime të gjelbra dhe fruta, Tërshërë.

AMINOACIDE TË SHËNDETSHME

Peshk i yndyrshëm, Fara dhe arra, Avokado, Ullinj.

PROTEINA

Bishtaja, Vezë, Mish me pak yndyrë (mish pule ose gjeldeti), Ushqim deti.

CILAT USHQIME DUHET SHMANGUR PERSONAT QË VUAJNË NGA DIABETI

Ushqimet e yndyrshme: Te diabetikët rrit rrezikun për sëmundje kardiake, pikën në tru dhe sëmundjet e tjera kronike që mund të jenë fatale. Shkaku i kësaj pos se duhet të konsumoni ushqime të shëndetshme, duhet reduktuar konsumimin e ushqimeve të dëmshme. Yndyrat e ngopura: Mish gjedhi, Mishrat e përpunuara, Ushqimet nga skara, Ushqimet e skuqura, Vajrat e rafinuara të perimeve. Ushqimet e përpunuara, Pastat, Margarinën, Të kuqtë e vezës, Sheqernat, Ëmbëlsirat

(Kosova Sot)