ARKATANA

Cilat janë alergjitë më të zakonshme të pranverës dhe si t’i parandalojmë ato?

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Alergjitë në pranverë përbëjnë shqetësim për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.

Shpesh krijojnë shqetësime nga më të ndryshme, të cilat pengojnë në aktivitetet e përditshme.

Alergjitë më të zakonshme të pranverës janë:

Reaksionet alergjike

Simptomat që zakonisht shkakton janë rrjedhja e hundëve, teshtitja, kruajtja dhe bllokimi i hundës dhe rrjedhimisht dhimbja e kokës. Është e mundur bllokimi i hundës të bëhet i përhershëm dhe të shkaktojë dëme serioze, nëse nuk trajtohet si duhet në kohën e duhur.

Astma alergjike

Simptomat e astmës alergjike ndryshojnë në varësi se sa e rëndë është ajo. Mund të shfaqet me një “djegie” në gjoks ose me kollë. Sidoqoftë, mund të jetë më serioze dhe të bëjë që të keni vështirësi në frymëmarrje dhe në të njëjtën kohë të keni kollë të fortë. Shkaku kryesor për shfaqjen e alergjive të pranverës është poleni i pemëve, i cili vazhdimisht qarkullon në ajër, shkruan KP.

Simptomat më të zakonshme të alergjive pranverore janë:

GRANDEMALL

Sy të kuq që lotojnë

Sy të thatë dhe kruarje

Sy me rrathë të zinj

Rrjedhje sekrecionesh nga hunda

Kollë

Teshtitje

Për të shmangur këto probleme, përpiquni të qëndroni në shtëpi gjatë ditëve të thata dhe me erë. Koha më e mirë për të dalë, sipas ekspertëve, është pas shiut, i cili do ta ketë pastruar atmosferën nga poleni. Minimizoni punën me bimë në ballkon dhe në oborr. Sapo të ktheheni në shtëpi nga jashtë, hiqini rrobat menjëherë dhe bëni një dush të shpejtë për të larguar polenin nga lëkura dhe flokët tuaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.