UBT

Cila më e vjetër

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nuk di, Kush dhe kur e zbuloi Amerikën, Vetëm e di, Se unë e zbulova buzëqeshjen tënde

Nuk di
Kush pushtoi dhe shkeli Hënën
Vetëm e di
Kush më pushtoi mua dhe shkeli fatin tim

Nuk di
Qe sa kohë kanë urrejtje Izraeli me Palestinë
Vetëm e di
Se dashuri të kam ofrue që në Antikë

Nuk di
Nëse pati gisht zoti në përmbytjen e Atlantidës
Vetëm e di
Kush po e (për)mbyt dashurinë time

Nuk di
Kush sulmoi e shembi kullat binjake
Vetëm e di
Jo dashuria ndaj zotit por urrejtja ndaj njeriut

Nuk di
Nëse Majat kanë të drejtë për apokalipsën
Vetëm e di
Se urrejtja ndaj njeriut është apokalipsa vet

Nuk di …… asgjë nuk di
Nuk di
Cila më e vjetër është urrejtja apo dashuria

TË JETOSH

Olti Arifit
Do të jetosh Olti
Vetëm bëjë fluturimin e parë
Përtej shtatë bjeshkëve e përtej detit
Shko atje larg e gjeje
Ku flenë ëndrra për jetën
Kur të shohësh shumë ujë

Mos u frigo fare
Se gjyshi not e ka kaluar
Netëve të errëta mos u tremb
Kur të shohësh dritë
Është hëna që të ruan
Se unë e kam porositë

Xhaxhi do ta ndez oxhakun në kullë
Që të mos jetë fikur
E do ta rrëfej historinë e kullës shqiptare
E ti ulur këmbëkryq do të rrëfesh
Melodramën e jetës dhe
Simfoninë e qëndresës personale

Kur të kthehesh do e sjellësh pranverën
Që Zabeli i Zeqës të jetë bleruar
Shumë pranvera do të plakësh
Në vrapin pas fluturave
Rrugicave të fshatit e fushave të gjelbruara
Vetëm bëje fluturimin e parë
Olti do të jetosh

SHPRESA E PRITJES

FIDANISHTJA

Unë po bisedoja me Beketin
Për pritjen për Godonë
Prenk Gjetaj ulur këmbëkryq
po i thoshte merhaba pritjes
e po bënte planin e
e gjetjes së të pagjeturve
Në murin e lotëve
Lot ankth e pikëllim
Emër e mbiemër identitet
Histori i shkruar e palexuar
Dhunshëm në dhe mbuluar

A do të vijnë a do ti sjellin
Shikimi i nënave motrave fëmijëve mbetet
Shikimi i turbullt në rrugët e (pa)kthimit
Penelopë moderne po thurte
shpresën e pritjes
Odiseu modern hedh gurin
përtej gurit të Mujë Bylykbashit
për të mundur këtë shpresë pritjeje

Nënat duan ta vendosin një gur varri
E unë dua ti vendos një gur pritjes
Kujdesi për ajrin
Nuk di bazuar në cilat ligje
Më thanë shko në Tasligje
Kujdesu për ajrin

E Unë Taukbashqe
Po e shëtisja qenin për dore
E doja ta pushtoja malin e Sharrit prore
Qyteti po flinte me drita fikur
Hëna ngjyrë portokalli
Prej lart sodiste nga malli.
E unë në malin e kotur
Po kërkoja varr
Për shpresën e pa fikur

Në Dardani binin daullet
Mbi një akacie korbat e zi
Po i çukisnin lulet
Gjithkund e gjithkah
Po flitet për ngrohje globale
Vasha vazhdonte të krihej në dritare
E Unë majë majës malit
me guximin e djalit

Doja t’ua mësoja këngën zogjve të malit
Një shi i harlisur vazhdonte të lagë
Tokën e qullur nga djersët
E unë, Unë kujdesesha për ajrin.

Kujdesi për ajrin

Nuk di bazuar në cilat ligje
Më thanë shko në Tasligje
Kujdesu për ajrin
E Unë Taukbashqe
Po e shëtisja qenin për dore
E doja ta pushtoja malin e Sharrit prore

Qyteti po flinte me drita fikur
Hëna ngjyrë portokalli
Prej lart sodiste nga malli.
E unë në malin e kotur
Po kërkoja varr
Për shpresën e pa fikur

Në Dardani binin daullet
Mbi një akacie korbat e zi
Po i çukisnin lulet
Gjithkund e gjithkah
Po flitet për ngrohje globale
Vasha vazhdonte të krihej në dritare
E Unë majë majës malit
me guximin e djalit

Doja t’ua mësoja këngën zogjve të malit
Një shi i harlisur vazhdonte të lagë
Tokën e qullur nga djersët
E unë, Unë kujdesesha për ajrin.

Fadil Abazi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.