UBT

Cila jep më shumë përfitime: Veza e zier apo e skuqur?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Vezët e ziera janë një nga opsionet më të thjeshta dhe më të shëndetshme për të nisur ditën. Ato janë të ulëta në kalori dhe të pasura me proteina, duke ofruar një kombinim të shkëlqyer ushqyes për organizmin.

Çfarë përmban një vezë e zier?
Një vezë e madhe e zier fort ka rreth 72 kalori, 5 gramë yndyrë (nga të cilat rreth 1.5 gramë janë yndyrna të ngopura) dhe 6 deri në 7 gramë proteina. E verdha është veçanërisht e pasur me vitamina dhe minerale si vitamina A, vitaminat B, riboflavina, folati, hekuri dhe zinku, sipas Jeremy O’Neal, dietolog dhe specialist i çertifikuar për menaxhimin e peshës.

Vezët janë gjithashtu një nga burimet më të mira të kolinës, një mineral thelbësor gjatë shtatzënisë, i cili ndihmon në prodhimin e acetilkolinës (e rëndësishme për funksionin nervor dhe tkurrjen e muskujve). Sipas Dr. Amar Dave, kolina është gjithashtu e lidhur me përmirësimin e funksioneve njohëse, sidomos te të moshuarit.

Rëndësia e proteinës në vezë
Megjithëse një vezë e zier siguron një sasi të konsiderueshme proteinash, ajo nuk është e mjaftueshme për të mbuluar nevojat ditore. Sasia e nevojshme e proteinave ndryshon sipas peshës trupore dhe nivelit të aktivitetit fizik. Rekomandohet të konsumohet të paktën 0.8 gramë proteina për çdo kilogram të peshës trupore në ditë, më shumë për ata që ushtrojnë rregullisht apo janë shtatzënë.

Uji Dea

Sa vezë të ziera mund të konsumoni në ditë?
Sipas O’Neal, shumica e njerëzve mund të hanë pa problem dy deri në tre vezë të ziera në ditë, në kuadër të një diete të ekuilibruar. Dr. Dave sugjeron gjithashtu të alternohen burimet e proteinës – duke përfshirë mishin e ligët, shpendët dhe vezët, por edhe alternativa bimore si tërshëra, bishtajore, thjerrëza, fara dhe tofu.

Po kolesteroli?
Shqetësimi për kolesterolin zakonisht lidhet me të verdhën e vezës, që përmban rreth 200 mg kolesterol. Sidoqoftë, sipas ekspertëve, nuk ka prova të forta që lidhin konsumimin e moderuar të kolesterolit nga ushqimi me rritjen e kolesterolit në gjak apo me sëmundjet e zemrës. Një rishikim i vitit 2022 i botuar në revistën Nutrients thekson se lidhja mes kolesterolit ushqimor dhe atij në gjak nuk është e qartë dhe mbetet temë diskutimi.

Ekspertët sugjerojnë të përqendroheni më shumë te kontrolli i marrjes së yndyrnave të ngopura dhe stili i përgjithshëm i të ushqyerit sesa te konsumimi i vetë vezëve. Nëse ushqeheni shëndetshëm, me shumë perime, fibra, pak ushqime të përpunuara dhe burime të pasura proteinash, vezët e ziera mund të jenë pjesë e rregullt e dietës suaj. Për çdo paqartësi apo shqetësim shëndetësor, është mirë të konsultoheni me mjekun.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.