Hidromorava

Cila është sasia e rekomanduar ditore e kripës që mund të marrim në organizëm?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Është e rëndësishme ta merrni çdo ditë, në sasinë e lejuar, megjithatë, nëse e teproni, mund të dëmtojë rëndë organizmin.

Përveç problemeve me zemrën dhe presionin e gjakut, marrja e tepërt e kripës dobëson imunitetin, sipas hulumtimeve më të fundit të mjekëve gjermanë, transmeton Telegrafi.

Ata pohojnë se nivelet e larta të natriumit në trup shkaktojnë mungesë të qelizave universale, gjë që ndikon në maturimin e qelizave të bardha të gjakut dhe kështu ndikon edhe në sistemin imunitar.

Sipas këtij studimi, nutricionistët rekomandojnë që të rriturit të kufizojnë marrjen ditore të kripës në një maksimum prej 5 ose 6 gramë, duke përfshirë kripën që gjendet në ushqimet e përpunuara.

FIDANISHTJA

Ekspertët këshillojnë se zgjidhja është përdorimi i kripërave të shëndetshme si kripa integrale e detit, e kaliumit ose kripa e rafinuar.

Si alternativë rekomandohet veçanërisht kripa e selinos, e cila përmban 40% selino dhe 60% tjetër është kripë deti e jodizuar, e cila përdoret në dietë dhe e cila i jep pjatave një aromë të këndshme.

Përveçse është më e shëndetshme se kripa e zakonshme e tryezës, kripa e selinos është e mirë si diuretik dhe stimulon tretjen. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.