Cila është pika më e fortë e Samantës?

Sensualiteti dhe zëri rrallë bashkohen tek një person, por në rastin e këngëtares Samanta Karavellës shkon shumë mirë. Kënga “Ti se din se”, është bashkëpunimi më i fundit i Samantës me djaloshin nga Prishtina Onat, të cilët kanë ngritur temperaturat gjatë ditëve të korrikut. Karavella: “Sensualiteti është pika ime më e fortë”.

Në një intervistë për “Shqiptarja.Com” Samanta rrëfen realizimin dhe pritshmëritë nga klipi, bashkëpunimin me një nga talentet e reja në Prishtinë si dhe projektet që ka në vazhdim. Kënga erdhi me tekst të Ronela Hajatit dhe Onat, ndërkaq muzikën e ka bërë Kiço & Torch dhe videoklipi e është realizuar nga kompania “Entermedia”, ndërsa stilimi i është besuar Morena Vatës. Mirëpo, ajo që bie në sy në këtë videoklip është Samanta, e cila shfaqet në të gjithë klipin me rroba banjo dhe me skena mjaftë të nxehta si asnjë herë tjetër më parë.

Samanta si ka nisur vera për ju, duke ditur që sapo keni nxjerr dhe klipin tuaj më të ri?

Çdo verë gjithmonë nis me angazhim, nuk do të thotë se nëse kënga do dal me vonesë koncertet do të nisin më vonë, pasi fatmirësisht dhe sezonet verore të kaluara këngët kanë qëlluar në publik dhe kanë pasur një impakt pozitiv. Duke pasur parasysh se sapo ka dal dhe kënga, normalisht koncertet shtohen ma shumë dhe gushti besoj do të jetë shumë impenjativ, ku shumë koncerte do të jenë të fokusuara në Kosovë.

Në bashkëpunim me Onat keni sjell këngën “Ti se din se”. Pse zgjodhët pikërisht një emër të panjohur për të bashkëpunuar?

Teksti dhe melodia e këngës janë realizar nga mikesha ime, tashmë shumë e ngushtë Ronela Hajati. Në fakt, për Ronelën nuk është hera e parë që më shkruan një tekst, pasi ka shkruar dhe tri tekste të këngëve të tjera si; “Pafundësi” dhe dy bashkëpunimeve që kam pasur me Dj Blunt dhe Real 1, dy hitet e albumit të Dj Blunt me tekstet e saj. Përsa i përket bashkëpunimit, ishte një zgjedhje e imja pasi di që djemtë pëlqehen shumë në Prishtinë dhe Onati ishte zëri i duhur për këtë klip.Veç zërit, mua më pëlqen që herë pas herë të eksplorojë me talentët e reja, ndoshta një anë e mirë për artistët.

Nga viti në vit, Samanta shfaqet më shumë sensuale, por në këtë klip ndoshta jeni “zhveshur” pak më shumë. Jeni dhe ju pjesë e atij trendi të tregut shqiptar?

Nuk ka lidhje fare me vitet, pasi asnjëherë nuk kam dëshiruar të jem vulgare, por gjithçka e kam bazuar dhe përshtat veshjen me veten time dhe normalisht dhe me fabulën e këngës. Fabula e këngës është shumë e rëndësishme dhe padiskutim që klipi duhet ti përgjigjet këngës.

Është ky maksimumi i zhveshjes nëpër daljet publike për ju?

Padiskutim që ky është maksimumi i zhveshjes tek unë! Dëshiroj gjithmonë të jem sensuale dhe jo vulgare në çdo dalje apo klip. Vetë titulli i këngës është shumë sensuale dhe normalisht dhe teksti të çon tek ky konkluzion, një tekst më joshës. Mendoj se, jo detyrimisht çdo artist do zhvishet për të qenë pjesë e tregut për të arritur më shumë. Unë nuk e kam bërë për këtë arsye, çdo detaj në klip është përshtat me fabulën e këngës, dhe detyrimisht dhe veshjet e mija dhe disa elementë të tjetër në klip janë paksa sensuale.

Momentalisht veç klipit të ri po punoni me projekte të reja?

Kam edhe projektet të tjera, por nuk e di akoma se çfarë do të përzgjedh dhe në çfarë rryme do të dal. Siç e keni parë edhe vetë, nga klipi në klip, gjihtmonë kam ardhur ndryshe duke eksploruar stil në muzikë. Çdo verë kam guxuar të vij herë me R&B, house, dance, që do të thotë se kam dashur vetë të eksploroj në rryma të ndryshme.

Veç gëzimit që klipi është pritur mjaft mirë, këto ditë keni pasur dhe një gëzim familjar. Çfarë do të na zbuloni mbi dasmën e motrës tuaj?

Dasmën që e kishim pritur aq shumë, doli shumë e mrekullueshme. Motra ime e cila vetëm pak ditë më parë u kurorëzua është pika ime e dobët. Jam e lumtur që më në fund ajo realizo ëndrrën e saj duke u veshur me fustanin e barëdh të nusërisë, një bekim i madh për familjen tonë.

Po në jetën private të Sa-mantës çfarë po ndodh?

Asgjë konkrete (Qesh). Çdo gjë është fokusuar vetëm tek puna, pasi sa vjen e çdo ditë lufta në muzikë bëhet me e fortë. Duke ditur që kërkoj profesionalizëm në klip, këngëapo festivale.

Meqë jemi tek profesionalizmi në muzikë, shikoni ndonjë këngëtar konkurrent gjatë kësaj kohe?

Nuk mund ta ndjej, deri në momentin nga ata çka kam parë deri në këto momente nuk ka ngjashmëri me atë çka kam bërë unë. Që do të thotë, se të gjithë në treg kanë një stil tjetër, kështu që nuk mund ta gjykoj si një lloj rivaliteti.

Turet e koncerteve janë shumë fitimprurëse, janë të tilla dhe për ju. Jeni të kënaqur me çmimet?

Kur vjen një moment që duhet dhe je e detyruar që të mbash një çmim të lartë në treg, je i detyruar të presësh dhe të frytëzosh momentin e duhur. Pasi për shkak të investimit që ke bërë dëshira është të fitosh akoma më shumë. Kur ti punon me profesionalizëm patjetër që duhet të vlerësohesh dhe në vlerë monetare, por në tregun shqiptar kjo gjë është shumë e vështirë.

Po pushimet i keni nisur apo do të pushoni pas turit të koncerteve?

Impenjimi me koncerte nuk më lë aspak kohë të mendoj çdo verë për pushime. Kështu që jam e detyruar të pres të mbyll gjithë koncertet dhe të mbyll telefonin dhe të pushoj ca ditë.

Po sa i përket festivaleve do ju shikojmë të anagazhuar këtë vit?

Nuk kam vendosur ende asgjë, le të shikojmë çdo na ofrohet pasi mund të dal një produksion i ri i cili mund të më tërheq dhe të vendos. Le të presim, skam asgjë konkrete momentalisht.

Po për ndonjë album keni menduar të sillni?

Asnjëherë s’kam punuar për album, gjithmonë në fokus kam pasur klipet e reja. Nuk kam interes ndaj albumeve, mendoj se njerëzit kanë interes ndaj hiteve dhe klipeve verore që i bëjnë këngët edhe më të njohura.

shqiptarja.com

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS