Cila është ndeshja me emocionuese në karrierën e Milot Rashicës?
Rashica që po shkëlqen me Werder Bremenin në Gjermani, karrierën e ka nisur në Kosovë, derisa në vitin 2013 e ka fituar titullin kampion me Llamkos Kosovën nën drejtimin e Ismet Munishit.
Rashica, i cili përfaqëson Kosovën në nivel ndërkombëtar, ka shijuar shumë ndeshje emocionese me “Dardanët”.
I pyetur se cila është ndeshje më emocionuese në karrierën e tij, në një emision në mediat kosovare, vushtrriasi zgjodhi ndeshjen kundër Bullgarisë në Sofje, të cilën Kosova e fitoi me rezultat 2:3.
https://www.albinfo.ch/cila-eshte-ndeshja-me-emocionuese-ne-karrieren-e-milot-rashices/


