Cikalleshi: “Vështirë kundër Bjellorusisë, por ne jemi gati”
Sokol Cikalleshi, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka folur për Super Sport pas fitores së Shqipërisë 3-1 ndaj Kazakistanit.
“Ishte ndeshje që duhet të fituar, mendoj se bëmë lojë të mirë, e dinim që duhet të gjenim golin e parë për të zhbllokuar ndeshjen. Kemi bërë gjysmën e punës, tani të mendojmë për ndeshjen tjetër”, tha ai.
“E kishim përgatitur ndeshjen për të bërë sa më shumë presion lart dhe na duhej presoni i mesfushorëve, Memushja dhe Kallaku bën punën e tyre, Memushaj edhe asistoi”.
“Në grupin tonë ekip më me kualitet është Bjellorusia, është ekipi më i vështirë. Për vendin e parë duhet ta fitojmë atë ndeshje, por do të jetë ndeshje e vështirë. Që nesër do të përqendrohemi 100% për sfidën e ardhës”. /Gazeta Express/


