KKVITI

Cikalleshi pas golit të shënuar: Agjërova mjaftueshëm, duhet të fitojmë ndaj Turqisë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Sokol Cikalleshi gjeti sërish golin me kuqezinjtë, këtë herë për të vulosur suksesin ndaj Islandës, ndërsa në intervistën për Supersport pranoi çlirimin pas këtij suksesi dhe theksoi se beson te triumfoi edhe në Turqi.

“Agjërova mjaftueshëm. Tani më vjen mirë që po arrij të luaj dhe të shënoj, pasi për ne sulmuesit kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë pas ndeshjes sulmuesi i Kombëtares.

“Ishte një rikthim mjaft i mirë, të cilin e kishim folur edhe me çunat kur u kthyem nga Franca. Atje humbëm ndaj kampionëve të Botës dhe nuk është dramë, por reaguam ashtu si duhet, ku shënuam 4 gola dhe bëmë një ndeshje mjaft të mirë”.

UBT

“Nuk do thosha inat, por kishim punuar shumë për këtë ditë dhe vinim pas ndeshjes me Francën ku morëm 4 shuplaka. Sot treguam që mund të rrëzohemi, por dimë të ngrihemi dhe kundërshtari na barazoi dy herë, por gjithmonë ishim gati për të tentuar fitoren. Goli im ishte një lloj çlirimi si për mua, ashtu edhe për ekipin”.

“Unë do të vazhdoj të jem pjesë e Akhisarspor, ku ndihem si në shtëpi dhe do të kërkoj të bëj më të mirën, doja të largohesha pasi skuadra ra në kategorinë e dytë, pro për shumë arsye, kjo nuk ndodhi. Sa i përket Turqisë, unë e njoh mjaft mirë dhe me fitoren e sotme kemi bërë pjesën e parë të punës. Tani na pret një finale tjetër në Turqi, ku do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por besoj se kemi mundësi të marrim pikët maksimale”, ka shtuar më tej Cikalleshi.

Turqia është lidere e Grupit H me 15 pikë, po aq sa ka edhe Franca, të ndjekur nga Islanda me 12 –të, Shqipëria me nëntë, Moldavia me tri dhe Andorra ende pa pikë.