United Hospital

Cikalleshi mbetet në Istanbul Basaksehir

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Sokol Cikalleshi ishte një nga futbollistët që u dalluan në pjesën e dytë të sezonit te skuadra e Akhisarit në Superligën turke.

Kjo skuadër e mbylli fazën e parë duke luftuar për mbijetesën, ndërkohë që në të dytën arriti që të sigurojë mesin e artë të tabelës, duke qenë pak pikë larg zonës së Evropës.

Së fundmi, drejtuesit e Akhisarit kanë nisur bisedimet zyrtare me skuadrën që zotëron kartonin e bomberit shqiptar, Bashakshehirin.

Trajneri i Akhisarit deklaroi disa ditë më parë se e ka kërkuar me ngulm shqiptarin që ta ketë edhe sezonin e ardhshëm.

UBT

Me paraqitjet e tij dhe me shtatë golat e shënuar në 14 ndeshje, Cikalleshi ka bindur në skuadrën turke.

Mirëpo, Bashakshehir nuk kërkon të nxitohet. Drejtuesit e kësaj të fundit kanë bërë me dije se nuk do të lënë të lirë shqiptarin që të huazohet, pa gjetur më parë zëvendësues për të.

Ata janë në kërkim të lojtarëve të duhur për të plotësuar kontingjentin dhe më pas do të vendosin për lojtarët që do të japin në huazim./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.