RCCOLA

Cikalleshi kthehet me gol në Turqi

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Sokol Cikalleshi është rikthyer te Konyaspor, pas përfundimit të huazimit në Arabinë Saudite, dhe këtë gjë e ka bërë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare i ka dhuruar një pikë skuadrës së tij në ndeshjen e parë të Superligës turke.

Konyaspor-Istanbulspor u mbyll me barazimin 1-1.

Fundamenti

Ishin miqtë ata që realizuan të parët me Yilmaz në minutën e 6’, ndërsa e mbajtën këtë avantazh deri në minutën e 86’.

Ishte ky moment kur Cikalleshi barazoi rezultatin duke i dhuruar skuadrës së tij një pikë.