ARKATANA

Cikalleshi: Do të mbetem në Superligën e Turqisë, ndaj Kosovës ndeshje interesante

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë dy ndeshje miqësore fillimisht me Kosovën pastaj me Ukrainën.

Në konferencën për shtyp ka dalë sulmuesi Sokol Cikalleshi që ka folur për ftesën në Kombëtare fillimisht.

“Të jesh pjesë e Kombëtares është gjithmonë kënaqësi dhe nder. Për mua është gjithmonë si hera e parë. Me trajnerin ndihemi mirë dhe po punojmë në stërvitje taktike, që do të na ndihmojë në ndeshjen me Kosovën. Ne bëjmë punën tonë, duke bërë më të mirën në stërvitje, pastaj është trajneri ai që vendos për formacionin. Gjithmonë ka pasur ndryshime. Për mua dhe sulmuesit e tjerë ne jemi të gatshëm për çdo situatë, pastaj varet nga zgjedhjet e trajnerit”.

Sulmuesi nga Kavaj foli edhe për edicionin e ri që pret të mbetet në futbollin turk.

“Duke qenë se Omsanlinspori ra në kategorinë e dytë, e ardhmja është disi mister dhe menaxheri po merret me ofertat. Kjo verë do të jetë disi e lodhshme për mua, mendoj se do të luaj përsëri në Superligë, por duhet të jetë interesi i përbashkët edhe me klubin”.

FIDANISHTJA

“Kam edhe dy vjet të tjera kontratë dhe jam profesionist. Nuk jam lojtar që e braktis anijen. Por do të jetë interes i përbashkët, nëse largohem, do të largohem me marrëveshje, me dëshirën e klubit. Do të jem me shumë mundësi në elitën e futbollit turk”.

Krejt në fund sulmuesi shtatlartë foli edhe për dy ndeshjet miqësore me Kosovën dhe Ukrainën.

“Ndeshja e parë me Kosovën është disi më interesante, konsiderohet vëllazërore, por do të jetë e luftuar në fushë. Edhe atmosfera në tribunë do të jetë shumë e bukur. Uroj të marrim rezultat pozitiv”.

“Pastaj kemi Ukrainën, ekip disi më i fortë. Jemi ndeshur me këtë skuadër para Evropianit dhe na mundi. Duhet t’i bëjmë gjërat më ndryshe këtë herë. Do të jetë test i mirë për trajnerin dhe lojtarët, për të parë se ku jemi”, tha Cikalleshi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.