ARKATANA

Cikalleshi: Do ta respektoj kontratën me Konyasporin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillojë më 5 qershor ndaj Uellsit në udhëtim, ndërsa tri ditë më vonë ndaj Republikës Çeke, po ashtu në udhëtim.

Ekipi ka udhëtuar ditën e martë drejt Cardiffit, me grupin që ka zhvilluar të martën pasdite një seancë të lehtë stërvitore.Në prag të ndeshjes me Uellsin, në një konferencë zyrtare për mediat ka folur edhe Sokol Cikalleshi.

United Hospital

Sulmuesi shqiptar, i cili ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë në Turqi me ekipin e Konyaspor, ka folur edhe për të ardhmen e tij, transmeton faqja e FSHF-së.“Kam edhe një vit në kontratë me Konyaspor, kam mbyllur një sezon të mirë. Do ta respektoj kontratën deri në fund”.“Patjetër që në momentin që do të ketë ndonjë ofertë më interesante, unë do ta shqyrtoj me detaje. Deri tani është herët për të folur për transfertat”.“Të bëjmë më të mirën këtu në Kombëtare, pastaj kemi disa pushime. Në momentin që vijnë gjëra më të mira, unë do t’i shqyrtoj patjetër”, ka deklaruar Cikalleshi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.