ARKATANA

Çifti zviceran i han gishtin kosovarit dhe i grabit 8,000 euro bizhuteri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

​Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kroaci. Një çift zviceran pasi kanë grabitur një argjendari në pronësi të një shqiptari nga Kosova por me banim në Kroaci, në përleshje e sipër i kanë kafshuar gishtin, duke i këputur një pjesë të tij. Policia ka bërë të mundur arrestimin dy grabitësve.Një çift nga Zvicra kanë rënë në prangat e policisë kroate për grabitjen e një argjendarie në qytetin bregdetar të Crikvenicas.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:00 të së martës së 22 dhjetorit, ku Cederic M. 22 vjeç dhe Nadja B. 45 vjeç, të dy shtetas zviceranë, kanë grabitur argjendarinë Anton Laçit 61 vjeç, shqiptar nga Prizreni, i cili jeton prej vitesh në Kroaci.

Çifti është futur në argjendari ku gjendej vetëm 61-vjeçari Cederic M. ka nxjerrë një thikë dhe me dorezën e saj dhe grushta ka goditur në kokë disa herë Anton Laçin.

Pas kësaj ata kanë marrë disa bizhuteri në vlerën e 8,000 eurove dhe janë drejtuar drejt derës për të dalë.

Fundamenti

Por pronari i argjendarisë ka tentuar ti ndalojë, duke u përleshur me ta. Në “luftë” me 22 vjeçarin zviceran, ky i fundit i ka kafshuar gishtin tregues të dorës së djathtë, duke i këputur një copë të tij.

Gjykata në Rijekë ka urdhëruar arrestimin e tyre të menjëhershëm për shkak të mundësisë së largimit nga shteti për t’i ikur gjykimit.

Gjykata ka shtruar mundësinë e garancisë për liri prej 120,000 euro, por çifti zviceran nuk ka pasur mundësinë për ta paguar këtë shumë.

Arrestimi i tyre u bë në dhomën e hotelit ku edhe u konfiskua një pistoletë me silenciator.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.