RCCOLA

Çifti Obama, në prag divorci?!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në kohën kur Obama po merr përparësi ndaj kandidatit tjetër në zgjedhjet presidenciale, Miliarderi Donald Trump pretendon se ka zbuluar disa dokumente që dëshmojnë se çifti Obama janë në prag divorci.

Miliarderi Donald Trump pretendon se ka shtënë në dorë një dokument shumë të rëndësishëm që lidhet me presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Ende nuk dihet se çfarë është ky dokument, por disa media spekulojnë se ai mund të ketë zbuluar dokumentet e divorcit mes Michelle dhe Barack Obama-s.

Dyshohet se moduli ka dokumente që pretendojnë se Zonja e Parë dhe Presidenti ishin në prag të ndarjes.

Trump thotë se do i bëjë prezent dokumentet që do të ndryshojnë edhe ecurinë e garës elektorale amerikane.

RCCOLA

“Kam diçka shumë, shumë të madhe në lidhje me presidentin e SHBA. Do jetë diçka e madhe dhe ju do e mbuloni me stil,” tha ai për Fox.

Një mik i Trump, i quajtur Douglas Kass, investitor nga Florida, ka shkruar në Twitter se ka dëgjuar se bëhet fjalë për dokumentet e divorcit mes çiftit presidencial.

Trump njihet si kundërshtar i Obama-s dhe ka udhëhequr një fushatë të tërë duke deklaruar se Obama ka lindur në Kenia dhe jo në Havai, duke e skualifikuar nga detyra e presidentit.

Të ashtuquajturit “birther” kërkuan vazhdimisht që ai të publikojë certifikatën e plotë të lindjes dhe Obama ua plotësoi pas shumë kohësh këtë kërkesë./Shekulli/