Uji Dea

‘Christian Science Monitor’ për Kosovën: Shkatërrimi i një republike?

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mijëra protestues kundër udhëheqësve të Kosovës, të cilët janë të mbështetur nga SHBA, shkruan portali amerikan ‘Christian Science Monitor’ në artikullin kushtuar Kosovës.

Mijëra njerëz u mblodhën në një protestë të opozitës të mbajtur në kryeqytetin e Kosovës. Kjo protestë u bë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Turma kishte të njëjtin mendim si Faton Ademi. Një kosovar i diplomuar nga universiteti në vitin 2011, por që nuk ka asnjë lidhje me qeverinë në pushtet. Ai qe nga momenti kur diplomoi e deri më tani thotë së nuk ka gjetur asnjë punë. Është i papunë si shumica e të rinjve në Kosovë, shkruan’Christian Science Monitor’.

Ndërkohë, ai shikon se si pushtetarët kanë makina luksoze dhe jetojnë një jetë luksi, duke përfshirë këtu edhe pallatet ku po jetojnë. Ai rrëfen se çdo vit qeveria premton se situata në Kosovë do të përmirësohet dhe se angazhimi i tyre në një dialog me Serbinë do të sjellë shpërblime – por ajo kurrë nuk u bë.

Marrëveshja e gushtit mes qeverisë aktuale dhe qeverisë së Serbisë për të krijuar komunat me shumicë serbe në Kosovë, i ka shtyrë mijëra qytetarë t’iu përgjigjen thirrjeve të partive opozitare për protesta për të kundërshtuar këtë marrëveshje. Protesta e fundit u mbajt në tetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Në kemi nevojë për një qeveri të re, me njerëz të rinj”, thotë Ademi, e që pas tij turma brohoriste “Poshtë qeveria”, përderisa tundnin flamujt shqiptarë kuq e zi.

“Të njëjtit kanë qeverisur që nga viti 2006, 2007. Ata vazhdojnë t’i thonë të njëjtat fjalë, por në nuk po shohim asnjë ndryshim”, thotë Ademi.

Krerët e opozitës i dhanë ultimatum qeverisë që deri më 27 shkuar të dorëhiqen, duke kërcënuar me organizime të protestave më të mëdha.

Një protestë e madhe u mbajt edhe në janar, e cila gjithashtu ishte sinjal i pakënaqësisë të shtetit më të ri të Europës. Pakënaqësi kishte edhe pjesëmarrjen e qeverisë aktuale në dialog me Serbinë, e që ai dialog synon normalizimin e marrëdhënieve në mes të armiqve të mëparshëm. Kriza politike vë në pikëpyetje të ardhmen e dialogut, si dhe efektin e përpjekjeve perëndimore të shtet-ndërtimit të këtij vendi.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur pas protestës së fundit, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i punëve të jashtme, Hashim Thaçi, thanë se qeveria do të vazhdojë mandatin e saj, duke minimizuar përmasat e protestës dhe duke deklaruar se qeveria ka legjitimitet, sepse ajo fitoi zgjedhjet.

Mosmarrëveshja me Serbinë

Serbia ka luftuar kundër pavarësimit të Kosovës në vitet 1998 dhe 1999, e cila përfundoi kur forcat e NATO’s ndërhynë me bombardime në një fushatë 78 ditore, e që i detyroi Serbinë të tërhiqet. Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, por që kjo pavarësi ende nuk njihet nga shteti serb.

Pas shumë bisedimeve të zhvilluara në Bruksel, Serbia shpreson ta lehtësojë punën e saj për anëtarësim në BE. Kosova shpreson se dialogu do të jetë i qartë dhe se do t’i hapën rrugët për anëtarësim në BE. Gjithashtu Kosova ka mbështetje të madhe të Kombeve të Bashkuara dhe shteteve të fuqishme ndërkombëtare, transmeton .

Ndërsa, udhëheqësit në Kosovë janë duke bërë zgjidhje të vështira të cilat janë të nevojshme për ta çuar Kosovën përpara. Nga ana tjetër opozita thotë se qeveria duhet të dorëhiqet nga ky dialog, pasi që Serbia nuk e njeh Kosovën dhe ta kujtojmë se ishte ajo e cila loboi kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO vitin e kaluar.

Uji Dea

Kriza erdhi në një kohë kur Kosova u pajtua me Serbinë të formojnë një asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila do të jetë në gjendje të marrë fonde nga Serbia. Edhe pse synon të jetë pjesë e një përpjekje për t’i integruar serbët në Kosovë, kritikët thonë se shoqata do të krijojë një shtet brenda shtetit, duke i dhënë Beogradit një platformë për të ndërhyrë në Kosovë, duke krijuar ndarje etnike dhe destabilizim të vendit.

Një marrëveshje tjetër e cila gjithashtu kritikohet nga opozita, është ajo Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, e që opozita thotë se Kosova me këtë marrëveshje ia dorëzon territorin e saj Malit të Zi.

Për shkak të këtyre marrëveshjeve, opozita tash e disa muaj po ndërprenë seancat e parlamentit të Kosovës me masa të ndryshme, me gaz lotsjellës, sprej e dhunë.

Visar Ymeri, kryetar i partisë më të madhe opozitarë Vetëvendosje, thotë se protestat janë pjesë e “lëvizjes popullore” kundër qeverisë, e cila nuk mund t’i injorojë këto kërkesa.

“Kjo qeveri po përshpejton rrënimin e Republikës së Kosovës, po përshpejton degradimin e ekonomisë së Kosovës dhe ka krijuar korrupsion e krim të organizuar, i cili tashmë po mbizotëron në Kosovë”, ka thënë Ymeri.

Me këto marrëveshje me Serbinë dhe Malin e Zi, ai thotë se shteti i Kosovës në thelb është në procesin e shkatërrimit, në vend të ndërtimit të shtetit.

Frustrimi me SHBA-në

Ymeri thotë se dialogu me Serbinë duhet të ndalet, derisa Serbia ta njeh Kosovën. Ai gjithashtu kritikon mbështetjen e SHBA’së për udhëheqësit e Kosovës. Ndërkaq, zyrtarët amerikanë kanë kritikuar publikisht metodat ekstreme të opozitës dhe mos funksionimin e parlamentit të Kosovës. Javën e kaluar, ambasadori amerikan Greg Delawie tha se Kosova “po qëndron në prag”

Shumica e shqiptarëve të Kosovës kanë marrëdhënie miqësore me SHBA’në për shkak të përpjekjeve të NATO’s gjatë luftës në Kosovë. Një ashtu, edhe disa flamuj amerikanë shihen në protestën e fundit të opozitës.

Por, protestuesit kanë shprehur frustrimin e tyre më qëndrimin aktual të SHBA’së në Kosovë, të cilën ata e shohin se po i japin përkrahje liderit të korruptuar dhe se po nxit dialogun me Serbinë duke dekurajuar diskutimin e shqetësimeve të kosovarëve se ku po shkon vendi i tyre.

Edona, një studente nga qyteti verior i Mitrovicës, e cila pjesë është ndarë fizikisht në mes të shqiptarëve dhe serbëve, e cila refuzoi të tregojë mbiemrin e saj, u pa në protestë me një flamur shqiptarë rreth supeve të saj.

“Mendoj se Amerika na ka ndihmuar, por nuk po na ndihmon më. Ne jemi duke u përpjekur për të ardhmen e Kosovës dhe ata nuk duhet t’i ndërpresin këto përpjekje tona”, ka thënë ajo. “Amerika dhe Europa na kanë ndihmuar shumë më parë, por tani unë mendoj se atë duhet ta bëjmë vet”, është shprehur Edona.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.