UBT

Chollet telefonon Kurtin e Vuçiqin, dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe kërkon rikthimin në dialog

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pas incidentit të armatosur në veri të Kosovës, këshilltari i lartë i DASH-it, Derek Chollet, ka bisedur në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Chollet në rrjetin social ‘X’, ish-Twitter, tha se ka dënuar sulmin e tmerrshëm të së dielës dhe ka dënuar dhunën ndaj Policisë së Kosovës – po ashtu ka shprehur ngushëllime për policin e vrarë, Afrim Bunjaku.

Ndërkaq, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet dhe t’i rikthehen dialogut për normalizimin e raporteve.

“Fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për sulmin e tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënoj ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës, dhe shpreh ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të zbatojnë angazhimet e Ohrit”, tha ai.

Uji Dea

Chollet bisedoi për rëndësinë e shtensionimit të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zyrtari amerikan kërkoi shmangien e veprime “që mund të nxisin më tej tensionet”.

“Bisedova me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, për rëndësinë e deeskalimit të menjëhershëm në veri të Kosovës dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensionet. Humbja tragjike e jetës nënvizon nevojën urgjente për të rivendosur qetësinë dhe për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE”, tha Chollet.

Bisedat e zyrtarit të lartë amerikan me liderët e Kosovës dhe Serbisë vijnë pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit./Telegrafi/