Fundamenti

Chollet: Kosova vend i pavarur, sovran e demokratik – një prej partnerëve tanë më të afërt

/ 1 minutë lexim

Këshilltari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka thënë se Biden e ka prioritet të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

“Shumë prej nesh mendojmë se Biden e ka personale me Ballkanin Perëndimor. Kryetari Biden është marrë shumë me çështjet e Ballkanit qysh prej luftërave të viteve të ’90-ta”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Chollet thotë se në Ballkan ka shumë probleme që lidhen me sigurinë, çështjet fetare, përplasjet etnike etj.

Hidromorava

“Ballkanit i duhet ndihma jonë për të kaluar këto sfida…Kosova është një vend i pavarur, Sovran dhe demokratik. Kosova është një prej partnerëve tonë më të afërt dhe ajo gjithmonë performon mbi madhësinë e saj. Ne përkrahim integrimin e saj në institucionet ndërkombëtare përfshirë OKB-në dhe NATO-në”.

“Mirëpo aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë nuk do të ndodhin derisa palët t’i zgjidhin dallimet që kanë. Për këtë arsye ne mbështesim dialogun”.

Chollet thotë se marrëveshje për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do t’iu sjellë benifite të dyja vendeve./Telegrafi/