HW

Chiti: Të evitohen pritjet e afërta për liberalizim vizash

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Për të shmangur zhgënjimet eventuale, Kosova nuk duhet të krijojë pritshmëri të afërta sa i përket datës se kur qytetarët do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen, ka thënë kryesuesi i Delegacionit të senatorëve italianë nga Komisioni për Politika të Bashkimit Evropian, Vannino Chiti, shkruan sot Koha Ditore.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Chiti ka sugjeruar që pas muajve të mbushur nga debati i vështirë për krijimin e Gjykatës Speciale, Qeveria dhe Kuvendi tani duhet të përqendrohen në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për të matur përparimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit në BE, Chiti, së bashku me dy senatorë të tjerë evropianë, po qëndron në Kosovë ku do të kenë takime me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Komisionin për Integrime Evropiane, kryeministrin dhe ministrin për Integrim Evropian, si dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare. Duke folur për vështirësitë e Kosovës drejt integrimit në BE, për shkak të mosnjohjes nga pesë vendet anëtare të BE-së, senatori italian ka thënë se institucionet evropiane nuk e kanë fuqinë që t’u imponojnë vendime disa shteteve sovrane. Por përparimet brenda Kosovës, për shembull në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, sipas italianit, ndihmojnë në këtë proces.

United Hospital

Vannino Chiti ka folur edhe për numrin e madh të azilkërkuesve nga Kosova në BE, si dhe për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë.

http://koha.net/?id=27&l=75494

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.