Fundamenti

Chelsea i hapur për huazimin e Armando Brojës, i cakton çmimin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Chelsea tani është i hapur për të lejuar që Armando Broja të largohet në formë huazimi, me kusht që të vijë me një tarifë të konsiderueshme dhe minutazh të garantuar.

Preferenca e tyre fillestare për një shitje ose huazim me detyrim blerje, me një tarifë që ata e gjykojnë të përshtatshme për një sulmues që e vlerësojnë shumë, mbetet e mundur.

Matja e drejtë e gjatësisë së fëmijësSi t’i lyeni thonjtë në mënyrë të përkryerVila njëkatëshe: Plani i hollësishëm i shtëpisë e cila frymon elegancë dhe arkitekturë …Qoftere nga fasulja: Ushqim i shijshëm për fillestarëtKontrata historike e Messit është e shkruar në një pecetë – mësohet çmimi fillestar i s…

Por, qëndrimi është bërë më fleksibël teksa afati kalimtar i transferimeve të janarit po afrohet drejt fundit.

Mobi Casa

Nëse kushtet e Chelseat nuk plotësohen, ka një shans të mirë që 22-vjeçari shqiptar të qëndrojë në klub dhe të largohet gjatë verës.

Mediumi The Athletic raportoi të martën se Chelsea kishte refuzuar një qasje nga Wolverhampton Wanderers për yllin shqiptar, ndërsa Fulham është gjithashtu në mesin e ekipeve të interesuara.

Blutë e Londrës thuhet se i kanë vendosur edhe cmimin e huazimit prej gjashtë muajve Brojës, i cili ishte një zëvendësues i papërdorur në humbjen 4-1 të Chelseat ndaj Liverpooli mbrëmë.

Është gazetari Ben Jacobs, i cili raporton se Chelsea kërkon pesë milionë funte për huazimin prej gjashtë muajve të sulmuesit shqiptar dhe sot mund të ketë të reja në këtë drejtim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.