Championsi, me shqiptarë

Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve mori fund mbrëmë, por jo edhe eksperienca e të gjithë futbollistëve shqiptarë në këtë kompeticion.
Në të tetën e finales do t’i shohim tre futbollistë shqiptarë. Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka, me Baselin e tyre e siguruan kualifikimin falë barazimit me Liverpoolin, duke e siguruar një vend në mesin e 16 më të mirëve.