United Hospital

Challendes: Po t’i kisha Shaqirin, Behramin e Xhakajt, nuk do kërkoja yje tjerë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se shumë më të lehtë do ta kishte punën sikur për këtë përfaqësuese të luanin edhe yjet botërore si Xherdan Shaqiri, vëllezërit Xhaka e Valon Behrami.

Në një intervistë për “24heures”, Challandes ka thënë se ai sheh kualitet të madh te Kosova, por jo të mjaftueshëm.

“Jemi duke ndërtuar diçka. Planet tashmë ekzistojnë, por jemi akoma në nivelin bazë. Do të isha i lumtur të arrinim nivelin e parë”, ka thënë trajneri që udhëhoqi Kosovën në fitore në debutim me Madagaskarin dhe Burkina Fason.

ARKATANA

“Nuk e kam problemin që e ka përzgjedhësi i Francës Didier Deschamps, atij i duhet të eliminojë emra. Mua, më duhet të gjej më shumë! Kualiteti ekziston, por jo mjaftueshëm. Do të flisja ndryshe nëse do të kisha Shaqirin, vëllezërit Xhaka, Behramin, e të tjerët. Të gjithë janë kosovarë”, ka shtuar Challandes.

Kosova nesër zhvillon në Cyrih miqësore me Shqipërinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.