Mobi Casa

Challandes pritet të ftojë lojtarë të IPKO Superligës për miqësoren me Suedinë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Trajneri Bernard Challandes pritet t’i provojë disa lojtarë, përfshirë këtu edhe ata të IPKO Superligës, në miqësoren e muajit të ardhshëm në Doha të Katarit.

Përfaqësuesja e Kosovës do ta nisë vitin 2020 me një ndeshje miqësore, shkruan Gazeta Express.

Federata e Futbollit të Kosovës njofton se “Dardanët” do të luajnë me Suedinë më 12 janar.

Shtëpia e futbollit kosovar gjithashtu zbulon se kjo ndeshje miqësore do të luhet në Doha të Katarit.

Siç mëson “Gazeta Express”, trajneri Bernard Challandes do t’i ftojë edhe disa lojtarë të IPKO Superligës për këtë ballafaqim.

Në të kaluarën, trajnerët e IPKO Superligës janë ankuar se nuk po ftohen futbollistët e kampionatit vendor, ndërsa tash do të jetë një mundësi e artë për disa prej tyre që ta sprovojnë veten tek ekipi kombëtar.

Siç mëson Gazeta Express, në mesin e të ftuarve mund të jetë edhe treshja e Ballkanit, e cila shkëlqeu në pjesën e parë të kampionatit, Blend Baftiu Arbër Hoxha dhe Jetmir Topalli.

Hidromorava

Por, mund të ketë edhe ndonjë ftesë për lojtarë të tjerë të elitës së futbollit kosovar.

Gjithashtu, trajneri zviceran do t’ua japë rastin edhe lojtarëve që kanë më pak hapësira tek Përfaqësuesja në ndeshje zyrtare.

Ky test do t’i shërbejë trajnerit Challandes për t’u përgatitur për ndeshjen e rëndësishme të muajit mars ndaj Maqedonisë së Veriut, e vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve.

Kosova bëri paraqitje mbresëlënëse në kualifikimet e Euro 2020.

Edhe pse përfunduan në pozitën e tretë në Grupin A, Verdhekaltrit dolën me kokën lartë për atë që e treguan.

FFK-ja do të japë të martën detaje shtesë rreth ndeshjes miqësore me Suedinë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.