GRANDEMALL

Challandes për transferimin e Rrahmanit: Napoli ka bërë blerje të shkëlqyeshme!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bernard Challandes, trajneri i Kombëtares së Kosovës, ka komentuar për “Radio Kiss Kiss Napoli” transferimin e Amir Rrahmanit te Napoli.

Lojtari të premten ka kryer testet mjekësore, zyrtarizimi do të vije së shpejti.

Raportohet se Napoli ka paguar për të 14 milionë euro, ndërsa futbollisti do të nënshkruajë kontratë 5 vjeçare dhe do të fitojë 1.8 milionë euro në sezon.

FITORJA

“Rrahmani është lojtar i kompletuar, mbrojtës modern. Ai i përdor të dy këmbët, loja e tij në ajër është fantastike. Ai ka luajtur te Dinamo Zagreb edhe si mbrojtës i majtë, mund ta bëjë edhe atë pozitë sepse është i mençur. Ai mund të luajë në të tri pozicionet e mbrojtjes, ashtu siç po bën te Verona dhe ekipi kombëtar. Adaptohet shumë lehtë për nevojat e trajnerit”, tha Challandes.

Karakteri i Rrahmanit: “Ai ka personalitet të mirë. Ka vetëbesim, është lojtar i qetë. Napoli ka bërë blerje fantastike. Për një kohë të shkurtër ai është bërë lider në mbrojtje, falë karakterit të tij. Ai është lider edhe në zhveshtore, dhe prandaj është edhe kapiten. Para Krishtlindjeve lexova se mund të shkojë në Napoli. Gjëja më e rëndësishme është që të ketë hapësira edhe nëse atje është konkurrenca e fortë”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.