Challandes: Na presin ditë të vështira, 5 lojtarët kryesorë të përfaqësueses mungojnë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka mbajtur konferencë për medie në prag të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020, raporton Ekonomia Online.

Challandes tha se në ndeshjet e ardhshme që priten te zhvillohen gjatë ditëve në vijim, kombëtarja e Kosovës do ta ketë mjaft të vështirë pasi që 5 lojatrët më kryesorë do të mungojnë në këto ndeshje si rrjedhojë e lëndimeve që kanë marrë.

“Ditët në vijim kemi dy ndeshje interesante dhe të rëndësishme ndaj kundërshtarëve të fortë fatkeqësisht kemi disa lojtarë të lënduar, por si trajner e pranoj këtë situatë. Unë e di sa e vështirë do të jetë pa këta lojtarë, do të kemi shumë vështirësi pasi që mungojnë 5 futbollistë tanë, si trajner mund të ankohem, por duhet vendosur për zgjidhjen në situatën që jemi”, tha ai.

Challandes tha se lojtarët nuk mund te zëvendësohen kokë më kokë sepse zëvendësimi i tyre është i vështirë.

“Wshtë e qartë që kam zgjedh rrugën e dytë për të berë zgjidhje, nuk mundemi të zëvendësojmë lojtarë për këta por duhet reaguar si ekip dhe nëse do reagojmë kështu atëherë do ta perballojmë një situatë të tillë dhe jo duke zëvendësuar lojtarëy kokë më kokë që mungojnë”, shtoi Challandes, raporton EO.

“Si trajner duhrt nxjerrë më të mirën tek lojtarët që do paraqiten në këto ndedhje dhe duhet t’i provokoj lojtarët me i nxjerrë në ndeshjen ndaj kundershtarëve tanë të fortë sic është Anglia dhe me pas Cekia”, tha ai.

“I kam studiuar dy kundershtarët, mendoj se Cekia është ekip i fortë dhe i mirë për ne do të jetë problematike sepse ne kemi ekip më shtatshkurtë, por do gjejmë zgjedhje t’i kundërvihemi sa më mirë një kundërshtari të tillë”, shtoi ai.

Challandes tha se taktika nuk do të ndryshojë edhe në këto ndeshje pasi që po ajo taktikë ka qenë që ka sjellur rezultate të mira kombëtares deri më tani.

“Ne nuk do ndryshojmë mënyrën taktike, takyika që kemi ëhstë ajo që na ka dhenë suksesin deri më tani, Anglia e mban mirë topin nuk mund të mbetemi në sulm por do të luajmë me sistemin e njejtë që kemi pas deri tani”, tha Challandes.

“Valon Berisha është lojtarë i rëndësishëm për ne është përgatitë me ekipin tani po merr formën më të mirë, për mua do jetë e rëndëishme të ndjej nga afër përgatitjet e tyre, në konsultim me trajnerin fizik dhe futbollistët besoj se gjatë javës do të vlerësojmë situatën e secilit dhe të marrim vendime”, tha ai.

Challandes tha se agjenti i futbollistit Lirim Kastrati kishte kërkuar që Kastratit t’i garantohen minutat e lojës ose nuk do të vinte fare dhe se nuk ishte i kënaqur me ofertën që i kishte bërë Challandes, por ky i fundit tha se asnjëherë asnjë lojtari të kombëtares nuk do t’i garantohen minutat e lojës.

“Asnjëherë nuk do i garantoj asnjë lojtari të kombëtares se do të krtë minuta të garantuar oër të kuajtur nëse ata do marrin ftesë i bie që ata do ta pranojnë rolin për ekio dhe duhet pranuar atë, unë nuk i garantoj asnjëherë asnjë lojtari se do të ketë minuta të garantuara për cilën do pjesë të lojës”, shtoi Challandes.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS