Mobi Casa

Challandes: Mund të ëndërrojmë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Trajneri Bernard Challandes, në një bisedë me “Gazetën Express”, i ka vlerësuar lartë kundërshtarët e grupit në kualifikimet e Botërorit 2022, por nuk ua shuan ëndrrat e kualifikimit “Dardanëve”.

Trajneri Bernard Challandes e konsideron si të vështirë grupin në të cilin ka përfunduar Kosova, në kualifikimet e Botërorit 2022.

“Dardanët” gjenden në Grupin B së bashku me Spanjën, Suedinë, Gjeorgjinë dhe Greqinë.

Përzgjedhësi i Kosovës i ka vlerësuar lartë kundërshtarët e grupit.

Mirëpo, në një bisedë me “Gazetën Express”, trajneri zviceran nuk ua ka shuar ëndrrën e kualifikimit “Dardanëve”.

FIDANISHTJA

Ajo që shpreson Challandes është që ta ketë në dispozicion ekipin e kompletuar në kualifikime, pasi Verdhekaltrit u përballën me lëndime të shpeshta këtë vit.

“Unë e kam pranuar grupin kështu si është. Grupi është mjaft i vështirë, por njëherësh edhe mjaft interesant. Spanja është në Top 5 të botës. Suedia ka ekip të fortë, por gjithçka është e mundur nëse kemi guxim. Greqia e Gjeorgjia janë kundërshtarë mjaft të mirë, por ne mund të ëndërrojmë. Gjëja më e rëndësishme është që ne të luajmë me lojtarët tanë më të mirë dhe me tifozë”, deklaroi Challandes për “Express”.

Kosova do ta nisë kampanjën kualifikuese të Botërorit të Katarit në mars me ndeshjen që do ta zhvillojë me Suedinë në shtëpi.

Deri në nëntor, “Dardanët” do t’i mbyllin kualifikimet e garës më prestigjioze për Kombëtare. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.