RCCOLA

Challandes kërkon nga lojtarët të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe ta fitojnë sfidën ndaj Malit të Zi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese për ‘Euro 2020’ ndaj Malit të Zi. Me këtë rast, trajneri Bernard Challandes ka folur para mediave për këto takime.

Edhe pse një ndeshje miqësore, përzgjedhësi e ka quajtur të rëndësishme përballjen ndaj Gjibraltarit, në të cilën do t’u japë hapësira lojtarëve që kanë luajtur më pak.

Ndërsa sa i përket takimit ndaj Malit të Zi, e ka bërë të qartë se duhet fituar, në mënyrë që ta mbajmë gjallë ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Mobi Casa

Në ndërkohë, Challandes ka theksuar se duhet pasur kujdes nga komplimentet e tepruara, sepse mund të ketë ndikim negativ te lojtarët.

Sipas tij, Kosova duhet gjithmonë të angazhohet më shumë se ekipi kundërshtar dhe futbollistët duhet ta ruajnë përqendrimin dhe të qëndrojnë me këmbë në tokë për t’ia arritur qëllimit.

Fokusi kryesor, ka thënë trajneri, duhet të jetë te përballja ndaj Malit të Zi duke mos menduar për takimet e muajit nëntor, pasi nëse nuk fitohet kjo sfidë, atëherë pakësohen gjasat për kualifikim. /Telegrafi/