Fundamenti

Challandes: Jemi në momentin kur mund ta prekim ëndrrën, e di që mund t’ia dalim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, është paraqitur në konferencë për shtyp, para ndeshjes me Maqedoninë.

Ai ka thënë se ka ardhur momenti që skuadra ta prek ëndrrën, edhe përkundër mungesave të shumta.

“Tash jemi pranë një momenti kur edhe ëndrrën mund ta prekim, por siç e thatë edhe ju kemi disa probleme, nuk jemi në situatën më perfekt, por Kosova si ekip futbolli ka treguar se di t’i përballoje këto situata, duke i kthyer në favor të vetin”.

Mobi Casa

“Si trajner, je profesionist dhe nëse sheh vështirësi, atëherë duhet të ndërrosh punën me përgjegjësi, unë e kam të qartë me çka përballem, e shoh se kemi mundësi, shoh se mund të arrijmë diçka si ekip, koha ka ardhur, nuk mund të presim më shumë për të realizuar atë që duam”.

Ai u pyet se a më mirë pa disa lojtarë, a me Maqedoninë pa tifozë në tribuna, duke thënë se do t’i donte tifozët në shkallët e stadiumit, pasi janë pjesa më e rëndësishme e futbollit.

“Me lojtarët e mi ose pa ata, kjo nuk është një pyetje e mirë. Dua të luaj me tifozë, për mua tifozët janë pjesa më e rëndësishme e futbollit. Por duhet ta pranojmë këtë situatë, dhe është e qartë se unë i dua të gjithë futbollistët e mi, por kjo është situata, duhet ta pranojmë”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.