RCCOLA

Challandes: Jemi duke vëzhguar vazhdimisht futbollistë të rinj, dyert te Kosova janë të hapura

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

“Ne po vëzhgojmë edhe lojtarë të tjerë, po kërkojmë zgjidhje. Ne ndjekim lojtarë, ne punojmë çdo ditë, nuk flasim shumë sepse jam i sigurt se nuk është mirë të flasësh shumë për këto çështje”, ka thënë Challandes.

Bernard Challandes, në një bisedë me “Gazetën Express” konfirmon se vazhdimisht është në ndjekje të talenteve të reja, të cilët në të ardhmen mund t’i bashkohen Përfaqësueses së Kosovës. Trajneri zviceran nuk e përjashton mundësinë që në muajin shtator të ketë ndonjë prurje të re tek Verdhekaltrit

Përfaqësuesja e Kosovës e ka bërë një ekip solid, me të cilin po iu bën ballë me sukses ekipeve të tjera, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, Bernard Challandes, bashkë me stafin e tij, nuk janë ndalur assesi.

Ata madje po i vëzhgojnë me kujdes talentet e reja, futbollistët që po shpërthejnë kohë pas kohe në ligat e ndryshme evropiane, për t’u munduar që t’i afrojnë në ekipin kombëtar.

Elvis Rexhbeçaj, Bastien Toma, Albert Vallçi e Loret Sadiku janë emrat më të përfolur kohëve të fundit.

Mirëpo, trajneri zviceran, në një bisedë me “Gazetën Express” ka thënë se ai me stafin e tij vazhdimisht përcjellin lojtarë të rinj, të cilët mund t’iu bashkohen “Dardanëve” në të ardhmen.

Eco Higjiena

“Ne po vëzhgojmë edhe lojtarë të tjerë, po kërkojmë zgjidhje. Ne ndjekim lojtarë, ne punojmë çdo ditë, nuk flasim shumë sepse jam i sigurt se nuk është mirë të flasësh shumë për këto çështje”, ka thënë Challandes.

“Federata dhe të gjithë në këtë situatë bëjnë punë për ta ndërtuar ekipin më të mirë për të ardhmen. Ne i ndjekim të gjithë futbollistët që mund të luajnë për Kosovën”, vazhdon zvicerani për “Express”.

Gjithashtu, Challandes nuk e ka përjashtuar mundësinë që në shtator të ketë edhe ndonjë prurje.

“Nuk e di nëse në shtator do të ketë ndonjë lojtar të ri. Ne kemi nevojë për lojtarë shumë, shumë, shumë të mirë. Do t’i kërkoj lojtarët më të mirë që duan të luajnë për Kosovën. Unë i vëzhgoj të gjithë kandidatët, se cilët po luajnë mirë tash, kam respekt për të gjithë lojtarët që kanë luajtur deri tash. Ky është ekip kombëtar dhe të gjithë duhet ta pranojnë konkurrencën. Dhe, nëse kemi konkurrencë në disa pozita, kjo është e mirë. Ideja është që të përparojmë si ekip. Ekipi kombëtar është i hapur për çdo lojtar të mirë”, ka përfunduar Challandes.

Pasi shkëlqeu në Ligën e Kombeve, ku është kualifikuar në gjysmëfinale, Kosova e nisi mjaft mirë edhe kampanjën kualifikuese të Euro 2020, ku ka grumbulluar 5 pikë nga 3 ndeshje dhe e zë vendin e tretë prapa liderëve Anglia e Republika Çeke, me të cilat do të përballet në shtator.

Kosova nuk di për humbje që nga pjesa e dytë e vitit 2017, respektivisht pas 14 ndeshjesh, përfshirë këtu Ligën e Kombeve, kualifikimet e Euro 2020 dhe miqësoret. /Gazeta Express/