Fundamenti

Challandes: Jam i lumtur me paraqitjen dhe mentalitetin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, e ka pranuar se është i pakënaqur me barazimin 1:1 me Greqinë, por është shprehur i lumtur me paraqitjen dhe mentalitetin e dardanëve.

Vedat Muriqi e shpëtoi Kosovën nga humbja kundër Greqisë me një gol të vonshëm për t’ia nxjerrë një barazim 1:1 të dielën në Prishtinë, i cili, megjithatë, pothuajse ia shuan shpresat dardanëve për kualifikim në Kupën e Botës për herë të parë në histori, raporton Gazeta Express.

Kur Greqia mendoi se i kishte fituar tri pikë në Prishtinë, pas golit të epërsisë nga Anastasios Douvikas në fund të pjesës së parë, Muriqi e çmendi Stadiumin Fadil Vokrri me një gol në minutën e 92-të dhe ia nxori verdhekaltërve një pikë.

Duke folur pas ndeshjes, Challandes u nda i kënaqur me mentalitetin e ekipit, për të cilin i kishte kritikuar lojtarët e Kosovës para ndeshjeve të shtatorit.

“Ekipi punoi shumë deri në sekondën e fundit. Ne nuk e shpëtuam një pikë, Greqia e shpëtoi një pikë. Ne luajtëm futboll, tentuam dhe luftuam. Ekipi im ka luajtur dhe ka tentuar të luajë. Ekipi tregoi mentalitet të mirë”, tha Challandes.

Hidromorava

Ai shtoi: “Nuk jam i lumtur me rezultatin por jam i lumtur me paraqitjen e ekipit. Në fund mund t’i them ekipit urime.

Kosova vinte me motiv shtesë nga fitorja e parë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës të enjten kundër Gjeorgjisë, por nuk ia doli ta nxjerrë më shumë se një pikë ndaj grekëve.

Verdhekaltrit ngelin në vendin e tretë në Grupin B me katër pikë, gjashtë më pak se liderja Spanja, që e shkatërroi 5:0 Gjeorgjinë, dhe pesë më pak se Suedia në vendin e dytë. Derisa Spanja e ka një ndeshje më shumë se Kosova, Suedia e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kosova e pret Spanjën në ndeshjen e ardhshme të mërkurën në Prishtinë./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.