ARKATANA

Challandes i lumtur përgjithësisht me lojën dhe fitoren ndaj Lituanisë, flet edhe për përballjen me Suedinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas fitores së madhe ndaj Lituanisë, ndërsa ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve.

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Lituanisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Golat në këtë përballje për Dardanët u shënuan nga Arbër Zeneli (27’, 71’), Vedat Muriqi (63’) dhe Besar Halimi (79’).

Kjo fitore e ka bërë të lumtur Challandes, i cili përveç kësaj pret ta japin maksimumin edhe ndaj Suedisë në një ndeshje të vështirë.

“Ishte shumë e rëndësishme të fitojmë sepse patëm një periudhë të keqe. Bëmë një lojë shumë interesante, sulmuese, por nuk jam krejtësisht i kënaqur me mbrojtjen tonë, jo me mbrojtjen në veçanti”, ka thënë fillimisht Challandes pas ndeshjes.

“I kemi dhënë shumë mundësi kundërshtarit për të shënuar. Duhet të gjejmë balancën dhe nëse mendojmë për Suedinë duhet të ndryshojmë në mbrojtje”.

FIDANISHTJA

“Në pjesën e parë kemi krijuar shumë raste të mira. Na duhet më shumë efikasitet, sepse kur keni përballë një kundërshtarë më të fortë duhet t’i shfrytëzoni të gjitha rastet, pasi nuk do të keni shumë”.

“Nuk mund të luajmë kundër Suedisë kështu, ata luajnë më shumë me topin. Duhet të jemi më shumë të qartë, sidomos në fazën e mbrojtjes. Ne kemi humbur gjithashtu disa topa të panevojshëm, herë-herë ishte më shumë tiki-taka, herë-herë loja shumë e qetë”.

“Kemi nevojë për të gjithë lojtarët, që të shënojmë gola. Raste patën të gjithë lojtarët, ne duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë një të ardhme”.

“Betim Fazliu nuk ka qenë komplet i gatshëm, ka pasur një lëndim me ekipin ku kemi biseduar edhe me stafin mjekësor të St Gallen dhe është po ashtu shumë i rëndësishëm për ne. Shpresojmë që të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme”.

“Në përgjithësi ishte një ndeshje pozitive”, përfundoi përzgjedhësi i Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.