Mobi Casa

Challandes: Humbja nga Maqedonia e Veriut ishte e vështirë për t’u tretur, ishim përgatitur tre vjet për atë ndeshje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, është rrëfyer për mediumin zviceran “Letemps.ch” në lidhje me periudhën me pandemi dhe atë të rezultateve të “Dardanëve” gjatë këtij viti.

Gjatë këtij viti Kosova dështoi të kualifikohet në “Euro 2020” pas humbjes në fazën “playoff” të Ligës së Kombeve nga Maqedonia e Veriut, shkruan “Zeri.info”.

Gjithashtu, djelmoshat e Challandesit e mbyllën ciklin në Ligën C të Kombeve në vendin e tretë në grupin përkatës.

FIDANISHTJA

“Unë e përjetova këtë vit në dy mënyra. Si qytet, baba i një familjeje, gjysmë, nuk e kam përjetuar shumë keq. Jam me fat që jetoj në fshat. Nuk ka ndryshuar shumë jeta ime”, ka thënë fillimisht Challandes.

“Në nivelin e futbollit isha paksa i irrituar. Kishim ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, për të cilën punova tre vjet. Kam kaluar kohën duke bërë telefonata. Në ndeshje ishim pa tre lojtarët tanë kryesorë”, tregoi ai.

“Kisha këtë ndjenjë padrejtësie. E gjithë Kosova e përjetoi këtë si një humbje të madhe. Kishim pritje të mëdha, ishte e vështirë për t’u tretur”, potencoi trajneri zviceran. /Zeri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.