Challandes: Hadërgjonaj fantastik, por problemi është se nuk ka luajtur 6-7 javët e fundit

Florent Hadërgjona është ardhja më e re e Kosovës për ndeshjet e qershorit, duke mos harruar edhe Dresheviç dhe Ibrahimaj.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shprehur i lumtur me faktin se më në fund, talenti 24-vjeçar i Huddersfield Toën i është bashkuar Kosovës.

Por, Hadërgjonaj nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit në Premierligë, skuadra e shqiptarit do të bëjë gara në Championship sezonin e ardhshëm.

Ibrahim Dresheviç dhe Ylldren Ibrahimaj janë dy prurjet tjera të reja te Kosova.

“Hadërgjonaj? Jam i lumtur që e kemi Hadërgjonajn, është lojtar i mirë dhe mund të na ndihmojë. Problemi i vetëm është se nuk ka luajtur 6-7 javët e fundit, por është stërvitur”, tha Challandes.

“Dresheviç dhe Ibrahimaj? Dresheviç dhe Ibrahimaj janë dy lojtarë të rinj. Do shoh mentalitetin e tyre dhe si do integrohen në ekip. Është mirë për mua dhe ekipin t’i kemi dy lojtarë të rinj në skuadër”.

Në dy ndeshjet e muajit qershor, Kosova do t’i luajë kundër Malit të Zi, më 7 qershor në Podgoricë dhe kundër Bullgarisë, më 10 qershor në Sofje. /Gazeta Express/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).