ARKATANA

Challandes: Është detyrë e imja si trajner të marr vendime, nganjëherë rrezikoj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bernard Challandes është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së Kosovës në triumfin prej 4-0 kundër Azerbajxhanit.

“Mendoj se ishte shumë e rëndësishme, sepse deri më tani gjithmonë ishte mirë, por në fund ishte ndeshja e fundit dhe kualifikimi për gjysmëfinale”, ka thënë trajneri pas takimit.

Ai ka thënë se të gjithë kishin ëndërruar për këtë kualifikim dhe e kanë plotësuar dhe konfirmuar kualifikimin dhe ekipi është shumë i kënaqur.

Përzgjedhësi i ka uruar lojtarët e tij, të cilët pos paraqitjeve teknike dhe taktike, tregoi se është një grup i kompletuar.

KKVITI

“Mendoj se është fitore e skuadrës, të gjithë kanë bërë punë të mirë, sulmuesit, mesfushorët dhe sidomos mbrojtësit kanë bërë paraqitje shumë të mirë që të katërtit, si edhe mesfushorët defensivë. Meritor për këtë sukses ishte e gjithë skuadra”, ka thënë më tej trajneri.

Natyrisht se ai është pyetur edhe për vendimin që ta inkuadronte në portë Arijanet Muriqin duke e lënë në bankën rezervë kapitenin Samir Ujkani.

Challandes theksoi se e kishte përcjellë portierin e ri që e konsideron shumë të mirë, prandaj vendosi se ishte koha që ai t’i dëshmonte cilësitë që ka.

“Është detyrë e imja si trajner të marr vendime, nganjëherë rrezikoj”, ka thënë ia duke theksuar se Ujkani ka pasur sjellje shumë të mirë dhe i ka ndihmuar Muriqit, ndërkohë që për të ardhmen e ka përmendur edhe portierin Visar Bekaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.