Hidromorava

Challandes e fiton edhe një futbollist të ri në ekipin kombëtar të Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Trajneri Bernard Challandes e ka ftuar futbollistin e Luzernit, Shkëlqim Demhasajn në ekipin kombëtar të Kosovës për ndeshjet e nëntorit.

Lëndimi i Bersant Celinës e ka shtyrë Challandesin ta ftojë Demhasajn, i cili do t’i bashkohet skuadrës të martën në mëngjes, raporton Gazeta Express.

“Pas lëndimit të Bersant Celinës në ndeshjen e së shtunës në skuadrën e tij, përzgjedhësi Bernard Challandes e ka ftuar në grumbullim Shkëlqim Demhasajn për dy ndeshjet e ardhshme kundër Maltës dhe Azerbajxhanit”, ka thënë Federata e Futbollist e Kosovës në një njoftim.

Hidromorava

“Futbollisti i Luzernit do t’i bashkohet ekipit kombëtar nesër në mëngjes”, thuhet në njoftim.

Kosova do të luajë kundër Maltës në udhëtim të shtunën më 17 nëntor dhe ndaj Azerbajxhanit të martën më 20 nëntor në Prishtinë në Ligën e Kombeve.

Kosova është lidere e Grupit 3 të Ligës D me 8 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani në vendin e dytë dhe synon ta fitojë grupin në përpjekje për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020 përmes një rruge më të lehtë./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.